13 gjëra që ju bëjnë “të keqe” në shtrat

Intervista - - SEKS -

Një listë e gjërave më të këqija që mund të bëni në shtrat, ose anti-guida e atyre që duan të bëhen bomba seksi.

1. Keni ngecur në rutinë që bie çdo ditë në të njëjtën orë dhe shijen tuaj për çajin jeshil, por për rutinën seksuale, plot me gjëra të përdorura dhe ripërdorura që paralizon pak marëdhëniet tuaja. E merr gjithmonë ai duart dhe përfundon gjithmonë në të njëjtin pozicion? Pak rëndësi ka se kush bën çfarë i pari, e rëndësishme është ta befasoni tjetrin dhe të ndryshoni mekanizmin që sjell kënaqësinë. Për shembull, provoni të bëni dashuri në një vend tjetër përveç shtratit.

2. Keni komplekse për trupin tuaj

Rregulla numër një: Kurrë mos tërhiqni vëmendjen e një djali mbi një nga pjesët e trupit për të cilat keni kompleks. E parë, ka 90% shanse që ai të mos e ketë vënë re dhe 10% të tjerët nuk e kanë problem. Atëherë, mos e futni veten në telashe, sepse, duke urryer dhjamin e barkut, të pasmet e më ligjin e rëndesës dhe duke folur vetëm për këtë, do ta ktheni në bindni edhe partnerin dhe, duke menduar shumë për trupin tuaj, do të harroni të tijin. Gjithë kjo situatë nuk është fare seksi. 3. Ju mungon spontaneiteti Ju i keni lejuar atij vetëm dy përcaktuar qartë dhe ai duhet të bëjë si të bëjë me to. Ju nuk rrezikoni kurrë dhe gjithmonë bëni dashuri njësoj. Në vend që të përqëndroheni tek ajo që ai bën, përqëndrohuni më mirë tek ndjesitë që ju sjell. 4. Nuk ju pëlqen intimiteti Juve nuk ju pëlqen të rrini lakuriq para tij, të bëni dush së bashku, të rrini lakuriq në shtrat... Megjithatë, pa këto detaje të vogla që i japin më shumë shije aktit në vakët.

5. Nuk e pranoni kënaqësinë

Megjithëse jeni gati të bëni shumë gjëra në shtrat për të, futeni në panik kur vjen fjala për ju. Pranojeni se edhe ju keni të drejtë të kënaqeni dhe thuajani partnerit se nuk e arrini dot orgazmën për pesë minuta, çfarëdo gjëje të bëjë ai...

6. Keni frikë mos shqetësohen fqinjët

Është qesharake, lëreni veten të lirë, bërtisni e gërthisni, le të dridhen muret. Kështu partneri juaj do të jetë më i kënaqur dhe i eksituar. Në rastin më të keq, ata do t’ju fusin një pusullë poshtë derës në mëngjes. Fqinjët do ta merrin veten shpejt, ju gjithashtu.

7. Shqetësimet e përditshme i merrni me vete ne shtrat

Kjo është ideja më e keqe në botë, të sjellësh në shtrat shqetësimet e ditës. Konsiderojeni dhomën e gjumit si një tempull të shenjtë të kënaqësisë suaj, intimitetit, seksualitetit. Nuk bëhet fjalë ta fusni stresin nën mbulesa si një gjarpër të shpifur dhe të largoheni nga partneri. E kuptojmë që është e vështirë për t’u realizuar, por pak më e lehtë kur ke besim tek dëshira e tjetrit. 8. Ju bëni si yll deti Me një fjalë ju qëndroni pasive, pa bërë asgjë dhe prisni gjithçka nga tjetri. Kush është ai që do të bëjë dashuri me dikë që nuk bën asnjë përpjekje? Baza e marëdhënies seksuale janë dy qenie që kanë rënë dakort për këtë, atëherë pak përpjekje, psherëtima dhe lëvizje për të treguar pranimin tuaj janë të domosdoshme dhe të vlerësuara nga tjetri. 9. Jeni maniake Ç’të themi për këtë? Veshjet e hedhura andej-këtej nuk mblidhen dhe rregullohen para se të vijë mëngjesi, të paktën. E njëjta gjë vlen edhe për çarçafët, që nuk ia vlen t’i ndërroni çdo ditë. Kjo vlen edhe për ata ose ato që vrapojnë të bëjnë dush pasi kanë bërë seks, menjëherë pas orgazmës, para se të kesh kohë të thuash uf. Duket sikur seksi ua shpif, ndërkohë, Vudi Alen thoshte: «A ështëë i pistë seksi? Vetëm kur e bën mirë». 10. Jeni shumë brutale Këtu kemi për të thënë vetëm një fjalë: Aj!

11. Nuk dini të vini një prezervativ

Jemi në vitin 2015, një vajzë e emancipuar dhe e zonja duhet të dijë të vërë një prezervativ dhe me elegancë bile.

12. Ju bëni seks vetëm me raste

Për Krishtlindje, Vit të Ri, ditëlindje, ovulim, kur nuk i keni fëmijët në shtëpi...Çfarë ka mbetur? Shihni kalendarin dhe mendoni se çdo ditë ka shenjtin dhe festën e saj. Nuk po ju themi të bëni seks çdo ditë, por ta bëni çdo ditë një festë sensuale. Edhe nëse nuk kaloni në veprim, ju bën mirë

13. Jeni e dashuruar me veten tuaj

Keni shansin të jeni një modele, me trup prej nimfe dhe fytyrë ëngjëllore. Megjithatë, kur bëni dashuri, ju i kushtoni vëmendje veç vetes dhe llogarisni çdo gjest dhe çdo përkulje për të qenë në majë të bukurisë dhe seks-apilit tuaj. Kjo është jo vetëm fallco, si një foto në Instagram, por dyshojmë nëse e arrini vërtet orgazmën. E dimë të gjithë, një partnere e mirë është thjesht një vajzë që di dhe të marrë dhe japë kënaqësi. Lajm shkurt Tradhëtia: Cili është ndryshimi mes dy sekseve?

Një studim i kohëve të fundit tregoi se çereku i burrave dhe 15% e grave kanë pranuar se kanë pasur marëdhënie jashtëmartesore. Por kjo nuk është shifra e vetme që tregon ndryshimin ndërmjet dy sekseve

- 78% e burrave deklarojnë se tradhëtia në çift është e palejueshme, ndërkohë që tek gratë kjo shifër është edhe më e madhe, 84%.

- 25 % e burrave dhe 15% e grave pranojnë se kanë bërë seks jashtë martesë. Megjithatë, duke pasur parasysh se njerëzit nuk i rrëfejnë lehtë këto gjëra, qoftë edhe në mënyrë anonime, supozojmë se shifra është më e lartë.

- Sipas një studimi të bërë në vitin 2010, gratë kanë 40% më shumë gjasa të arrijnë në tradhëti në ditët tona, në krahasim me 20 vjet më parë. Specialistët e shpjegojnë këtë kryesisht nga fakti që gratë janë gjithnjë e më shumë në gjendje pune dhe shumë profesione kërkojnë nga gratë që të udhëtojnë, kështu ato bien me lehtë në “tundim”.

- 92% e burrave pranon se shkaku i tradhëtisë nuk ka të bëjë me seksin, sepse arësyeja që i shtyn më shpesh të tradhëtojnë partneren e tyre janë kryesisht emocionale, si mungesa e komunikimit, ose mungesa e konsensusit dhe vlerësimit që kanë nga partnerja.

- 88% e burrave nuk e kanë tradhëtuar partneren me dikë më joshëse ose me trup më të mirë. Ndërkohë, ata që konsiderohen në përgjithësi më joshës, qoftë për shkak të kulturës, parave, apo pamjes së jasthme, kanë më shumë gjasa të tradhëtojnë.

- 55% e burrave ose vazhdojnë të thonë gënjeshtra, megjithëse është zbuluar tradhëtia e tyre, ose vazhdojnë të bëjnë sikur nuk ka ndodhur kurrë.

- 50% e burrave deklarojnë se do ta falnin partneren nëse do t’i tradhëtonte me një grua tjetër, por vetëm 22% do ta bënte po t’i tradhtonte me një burrë tjetër. Përsa i përket grave, 21% thanë se do t’i falnin burrat po t’i tradhëtonin me një burrë tjetër, ndërsa, por të ishte grua, shifra do të arrinte në 28%. Eksperët mendojnë se mbase kjo diferencë shkaktohet nga fakti se burrave u duket shumë joshëse lidhja erotike mes dy grave. Njëkohësisht, një lidhje e tillë nuk do të sillte një shtatzani të mundshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.