Shpirt i plagosur

Intervista - - POEZI -

Më falni, në s’kam qenë një bir i përkryer (se për baba, as që bëhet fjalë...) Nëse dikë e lash me zemër të thyer t’më falë! T’më falni dhe ju, që si sopata fjalën përdora, pa hezitim t’ju kërkoja ndjes shumë herë u mata por gjer sot, s’pata guxim! T’më fali, kush priti më tepër prej meje, dhe ngeli i zhgënjyer Dikush që priste një kryevepër por, u rrëfeva, s’jam i përkryer! Kam pasur frikë dhe dëshirë ndjes t’i kërkoj si asnjë tjetër ( gjysmës sime më të mirë ) Ta kisha dashur ca më tepër!

SKENDER LAZAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.