Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

- A nuk ju duket se janë shtuar shumë “mendjemëdhenjtë” këtej nga Tirana? Sidomos vendalinjtë, hapen brinjësh, nuk të bëhet të shkosh andej nga Blloku se sheh vetëm boba që bëjnë si pispilluqa. Jeta sociale është për të dëshiruar këtu në Tiranë, sepse bëjnë indiferentin ose edhe nëse u buzëqesh, të marrin sikur je tu i gjujt. Ju, si e mendoni këtë? Anisa

- Është e vërtetë, dy-tre herë që kam dalë me një shoqen time darkave kam ngelur e zhgënjyer, sepse jeta sociale të linte për të dëshiruar. Unë jetoj fatmirësisht në Itali, ku është tjetër gjë. Këtu doja të zija shoqëri të re, por këtu e marrin direkt për ngacmim seksual, ose meshkujt janë indiferentë dhe bëjnë me keq se femrat që duan të bëjnë interesanten. Sa keq më vjen për ju që jetoni këtu! Daniela

- Unë nuk shkoj më prej kohësh andej nga Blloku, se vetëm pordha e madhe del parade mode dhe si më qenë në konkurencë kush është më tërheqës apo tërheqëse. Unë dal për t’u argëtuar, për të bërë gallatë dhe jo për t’u ekspozuar. Toni

- Shoh ca femra në FB që orë, a e bëjnë për reklamim apo e kanë hobi, s’e marr vesh se përse e bëjnë? Mua më duken si ato bibat që dalin në shitje... Nëse e kam gabim, më thoni, s’e kam problem. Tjetër gjë është të tregosh vende të bukura, por jo të ekspozohesh në çdo pozicion kafeneje apo pabi! Femra pa shije më duken. E çfarë tregojnë, se rrinë me një kafe përpara me orë të tëra, apo duke u dëndur nëpër pabe me pseudoboba?! Marigleni

- Mendoj se këto janë nga ata persona që bëjnë jetë bosh, që argëtim të vetëm kanë kafenetë dhe ndonjë tip bobi që u bën “like” herë pas here. Kam parë edhe unë të tilla, dhe, edhe kur janë të bukura, me gjestet që afër. Endi

- E bëjnë për të rënë në sy dhe për të zënë ndonjë kollovar. Maksi

- Cilët janë zakonisht shkaktarë për zënkat në çift, femrat apo meshkujt? Dritani

- Femra është gjithmonë se- bepi i sherrit. Koli.

- Femrat, sepse ato gjithnjë mendojnë se janë më të zgjuara, por në fakt janë më mendjelehta dhe janë shumë kokëforta. Eltoni

- Meshkujt, pavarësisht se gjithmojnë ia lënë femrës, por shkaktari numër 1 është mashkull, sepse për fajin e tyre zihen femrat. Po të sillen ata korrektë nuk ka pse të grricet femra. Sonja

- A i ndihmoni ata që shikoni të sëmurë gjatë rrugës, - shuarit që lypin? Çfarë bëni për ata, i injoroni apo i ndihmoni në mënyrën tuaj? Andi.

- Mua më ka qëlluar një herë që isha me të dashurin në makinë dhe pashë një djalë të ri të shtrirë te parmaku i një dritareje, dukej si i vdekur, kishte humbur vetëdijen me sa shihej. I thashë të dashurit tim: “Të lutem zbresim ta ndihmojmë”, sepse nuk dukej as si pijanec, as si lypës, përkundrazi, ishte i veshur shumë mirë dhe të gjithë i kalonin pranë e vetëm habiteshin, por nuk bënin asgjë. Në këtë radhë personash indiferentë hyri edhe i dashuri im, u frikësua dhe më tha: “Jo, s’do të zbresim, sepse ndoshta ka pirë drogë dhe s’kam nerva me u marr me policira”. Që nga dashurit sepse nuk pëlqeu aspak këndvështrimi i tij. Ana

- Po, më ka ndodhur të ndihmoj një herë një grua në rrugë që ishte si pa ndjenja e kam dërguar te Spitali Ushtarak dhe lajmërova edhe njerëzit e saj. Sot e kësaj dite, ata më quajnë si familjarin e tyre. Koli

- A jeni dakord me thënien: Nëse nuk i ke të mirat materiale, edhe kur i arrin ato, po të mos jesh i plotësuar nga ana shpirtërore, nuk je i lumtur? Dhe, ata që bëjnë mirë sot, do ta gjejnë patjetër lumturinë nesër sepse është ligj i natyrës? Respekte, Julindi

- Vërtet se vuajnë pak nga - trore e mendore jane te qetë, po të kesh mundesi te jetosh me ta s’te shkon mendja per materalet. Lekasi.

- Jam shumë dakord Julind. Tedi

- Si do të vepronit me një shoqen tuaj kur ajo tregon një fytyrë të dytë dhe mundohet të të bëjë keq, kur ndërkohë e ke ndihmuar gjithë jetën dhe e konsideroje shoqe të ngushtë. Çfarë do të bënit? Ledia.

- Do ta fshija nga lista e miqve të mi dhe sikur një ditë të pendohej, s’do ta falja asnjëherë. Lida

- E quan akoma shoqe ti atë? Meri

- Po ajo nuk është shoqe por hipokrite moj Ledia. Marsi

- Gruaja ime bëhet shumë xheloze për mua, edhe pse nuk i kam dhënë ndonjë shkak. Ma ka nxirë jetën! Si t’ia bëj? X

- Dhuroji sa më shumë dashuri dhe s’do të bëhet më xheloze. Vlerësoje si grua, si femër, si nënë nëse është e tillë dhe s’do të ta nxijë më jetën. Nëse vazhdon edhe pas kësaj dhe vërtet nuk i keni dhënë arsye, ndaje pastaj. Ç’kuptimi ka kur ta zënë frymen? Arjana

- Ndoshta i ke dhënë padashje shkak, ulu dhe bisedo me të. Melita

- Nuk besoj se je kaq i kulluar sa thua. Endi

- Kush vlerësohet më shumë në Shqipëri, ai që është gjithnjë i ndershëm, korrekt, i sjellshëm, apo ai që ua fut gjithmonë të tjerëve? Vjollca

- Ai që jua fut, sepse di si ta bëjë këtë gjë ai tjetri nuk e ndjen këtë gjë, por e pranon dhe nuk bën zë. Të ndershmit, po t’i shohësh, vetëm fjalët kanë sepse asgjë nuk u ecën, janë vendndalo, rrotullohen në të njëjtat gjëra dhe s’kanë asgjë të mirë për ve- ten e tyre.

-Ecën gjithmonë ai që ia fut të tjerëve, jo korrekti dhe ai që e ka mendjen për intriga. Enisa

- Si do të vepronit nëse jeni shtatzënë dhe i dashuri juaj thotë se nuk është i gatshëm të marrë përgjegjësi të tilla? Dorina

- Varet nga kushtet, moj Dorina. Po të kisha kushte dhe të më kuptonin ata të familjes sime, do ta mbaja. Në të kundërt, edhe pse me keqardhje, do ta hiqja. Ça të bësh, është e lehtë të thuash “është krim të bësh që nuk e kanë provuar dhe s’e kanë në kurriz.. Vetëm ai që kalon një gjë të tillë e di se ç’do të thotë. Uroj të bësh më të miren për veten. Vesa

- Do mbaja fëmijën por jo të dashurin. Anisa

gjithë të bëhen skllevër të parasë dhe askush tjetër s’ka vlerë për ta? Lisa.

- Po sepse paraja t’i hap dyert Lisa. Po nuk pate para, as në shtëpi s’t’i hedhin sytë, lëre pastaj të dalësh në rrugë apo të ecësh në jetë. Dori

- Se vetëm atë shohin si shpëtim prandaj, nuk kanë askënd tjetër afër. Leo

- Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore! Sa dakord jeni me këtë shprehje? Nadia.

- Sigurisht që jam dakord, sepse besoj që s’ka njeri që nuk gabon. Të gjithë mësojmë nga gabimet dhe ndryshojmë të ardhmen, kështu që nuk duhet të gjykojmë tjetrin kur bën një gabim. Falja është hyjnore dhe të gjithë ata që falin besoj se kanë një zemër të mirë. Leta.

- Unë jam plotësisht dakord me këtë shprehje, është shumë e gjetur, e goditur. Doja të thoja që nuk kemi vuajtur asnjëherë për ligje, për ide e thënie, por kemi qenë dobët për t’i zbatuar e ashtu jemi prapë. Sot njerëzit gabojnë shumë e falin pak, ndryshe nuk do jetonim në mes të katastrofës së gjithanshme. Durimi

Per Spahi Kuburin, babin më simpatik! Mijera fjale mund te qendisim - shume te duam dhe sa i rende tend duam te te falenderojme tona! Nga familja Kuburi!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.