Cilat janë ushtrimet që largojnë stresin?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

ËMBËLSIRA - Kam parë në ëndërr sikur dikush po bënte revani dhe kisha neps që ta provoja. Më pas, kisha oriz nëpër duar dhe s’e kuptoja se për çfarë e kisha. Ama, ajo që mbaj mend është se e kisha shumë të madh nepsin për revani. Pres një përgjigje këtë javë. Faleminderit. Lea.

- E dashur Lea, revania që keni parë përfaqëson jetën tuaj private, më saktë, shtratin që ndani me partnerin. Momentalisht, po përjetoni një periudhë të vështirë, keni pakënaqësira në jetën intime dhe revania nuk është gjë tjetër veçse një sinjal që ju tregon se keni nevojë për pak ëmbëlsi në marrëdhënie, keni nevojë për pak imagjinatë mes jush, sepse keni rënë në monotoni. Lëreni xhelozinë mënjanë dhe, kur të shkoni në intimitet, përjetojeni për kënaqësinë tuaj. Keni nevojë për energji të reja dhe marrëdhënie të rinovuar. Ndërsa orizi që keni parë, tregon dëshirë për të shkuar në vende të largëta, por ka edhe kuptime të tjera, si për shembull, pasuri shpirtërore, shëndet, bereqet, sukses dhe mirëqenie. Nisem gjithmonë përgjithësisht, sepse në varësi të mënyrës se si e shihni në ëndërr, ai merr edhe kuptime të tjera. Megjithatë, në rastin tuaj, duke e lidhur edhe me pjesën e parë, do të thoja që keni dëshirë të ndryshoni gjithçka që ka të bëjë me jetën tuaj, sidomos me atë private. Atëhere, e keni vetë në dorë që ta bëni një gjë të tillë. Ju urojmë fat! FLOKË TË RRALLË - Jam shumë e shqetësuar sepse kam parë në ëndërr sikur më ët në pjesën e sheshit të kokës, tamam si disa djemve. Ju lutem, më thoni, çfarë kuptimi ka?

- Një ëndërr e tillë tregon njëfarë sikleti nga disa mendime jo të mendimeve negative nëse dëshironi të jeni mirë me çdo gjë që ju - doni pozitivisht. Do ta shikoni se çdo gjë do të ndryshojë për mirë në jetën tuaj. Gjithë të mirat! MINJTË - Para dy netësh kam parë një ëndërr shumë të shpifur: Sikur na ishin futur minj në shtëpi dhe unë i thoja mamit: “Të lutem, na i nxirr jashtë”. Pastaj, sikur babi e mbyti njërin. Unë e kapa nga bishti dhe ai kishte ngordhur. Më thoni, ju lutem, çfarë parashikon? Luljeta

- E nderuar Luljeta, minjtë kanë shumë kuptime, varet gjithnjë nga përmbajtja e ëndrrës. Minjtë, përgjithësisht, janë të bezdisshëm dhe të njëjtin kuptim kanë edhe në ëndrra. Tregojnë që ju jeni shumë e irrituar kohët e fundit, për një çështje shumë personale. Dëshironi të shpreheni, por e mbani gjithçka brenda vetes, gjë që nuk ju bën mirë. Keni frikë se mund të prishni gjithçka dhe mundoheni të fshiheni nëpër qoshe, ashtu siç bëjnë minjtë, ndërsa fakti që keni kapur një mi të ngordhur, tregon që shumë shpejt kjo situatë do t’ju bëhet më se normale dhe s’do t’ju shqetësojë fakti që jeni e irrituar. Do të mësoheni me këtë gjendje, ama kjo nuk është pozitive për të ardhmen tuaj. Nëse akumuloni dhe nuk shprehni ato çfarë ndjeni, do të distancoheni më shumë nga rrethi juaj shoqëror NUMËR TELEFONI - Ç’do të thotë të shohësh në ëndërr një numër telefoni, por që kur u zgjova, nuk e mbaj mend fare? Në momentin që e pashë, e kujtoja shumë mirë dhe, edhe pse në ëndërr, isha i ndërgjegjshëm që, kur të zgjohesha, do t’i telefonoja këtij numri. Pres një përgjigje nga ana juaj. Faleminderit.

- Ëndrra që keni parë, parashikon faktin që do të kaloni një periudhë shumë konfuze dhe do të keni surpriza në lidhje me veprimet e atyre që ju rrethojnë. Në qoftë se do ta kishit mbajtur mend numrin, do të kishte qenë akoma më mirë. Zakonisht, këto janë shenja pozitive. Ka ndodhur për shembull që një person ka parë një numër telefoni në ëndërr, i ka telefonuar atij numri dhe mund të ketë gjetur shpirtin binjak ose një person tjetër, të rëndësishëm në jetën e tij. Uroj ta shikoni sërish dhe ta mbani mend numrin, se mbase është një shenjë për të ardhmen tuaj, për fatin tuaj ose diçka tjetër, por që është pozitive.

- Jam Anila dhe ju përshëndes! E lexoj rregullisht këtë rubrikë pasi më pëlqen të kujdesem për trupin tim dhe shëndetin. Ajo çfarë dua të di unë është: A ekzistojnë ushtrime të veçanta për të luftuar stresin, por që njëkohësisht të ndihmojnë edhe të heqësh kaloritë e tepërta dhe ta kesh trupin në formë? Ju uroj punë të mbarë!

Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:- Anila të falenderoj për vëmendjen e kushtuar ndaj kësaj rubrike. Sporti profesionit ka stres, kjo vjen nga kërkesat e lartë për arritjen e objektivave. Dhe nga trysnia e ushtruar nga audienca për fitimin e trofeve dhe dhënien e një performance maksimale. Ndërsa sporti për të gjithë aktiviteti fizik, lojrat sportive jo komepetitive. Kanë si qëllim madhor të tyre uljen e stresit edhe djegien e kalorive. Kur ti i nënshtrohesh një aktiviteti fizik ku kjo mund të jetë veprimtati fiIke ose loj sportive. Të veprimtaritë fizike futen fitnesi, ecje në natyrë, cross fit. Te lojërat sportive futen: volejboll, badminton, basketboll etj. Të gjitha këto çirojnë stres dhe djegin kalori. Në këto kushte kur ne bëjmë aktivitet fizik, trupi çliron seretonine dhe dopamine të cilat janë dy hormone antistres . Prania e këtyre dy hormoneve na ndimon ne të mos kemi stres dhe të nd- jehemi të lumutur dhe në paqe me veten. Sepse nëse bën më shumë se 60 min trupi fillon prodhim kortizol i cili është një hormon ku çlirohet nga sforcimi dhe stresimi i trupit përtej limitieve të veta dhe të con në mbistërvitje gjendje e cila shoqërohet me lodhje dhe dëmtime. Prandaj të këshilloj që të bësh aktivitet nën instuksionin e një profesionisti që të marrësh më të mirën e aktivitetit fizik. Të përshëndes dhe të them të fillosh sa më parë aktivitet fizik! Gjithë të mirat!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.