Estetist Fredi përgjigjet me keratinë

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje! Kam dëgjuar shumë për këtë keratinën që i bën mirë flokëve dhe doja të dija sa e vërtetë është dhe si realizohet ky trajtim? Ina, Velipojë. Faleminderit

Parukier- estetist Fredi, Md Beauty Salon, Rruga Frank Bardhi, përballe Kristal Center, pallati 10 hyrja me 4, tel 069 539 5555:- E dashur Ina, në fakt, trajtimet me keratinë janë përgjegjëse për dukjen perfekte të aktoreve të njohura, këngëtareve dhe yjeve që i shohim në tapetin e kuq dhe jo vetëm, tashmë aplikohet edhe në Shqipëri. Trajtimi bëhet në disa faza dhe zgjat prej dy deri në katër orë, në varësi nga dendësia e flokut. Stilisti i vendos flokut keratinë, që është pjesë përbërëse e qimes së njeriut. Në një temperaturë të lartë dhe me ndihmën e mjeteve speciale keratina depërton direkt në qime, duke e ushqyer dhe duke i dhënë një shkëlqim. Falë keratinës, floku e fiton volumin dhe shkëlqimin e duhur, që e bën të shëndetshëm. Një trajtim është i mjaftueshëm për një periudhë kohe nga dy deri gjashtë muaj, në varësi nga cilësia e qimes dhe dëmtimi i flokut. Ky trajtim sugjerohet për të gjitha llojet e flokëve: të holla, të ashpra, të dëmtuara, të ngjyrosura. Rezultatet më të mira shihen te ato që shumë janë të dëmtuara dhe flokë kimikisht të trajtuara.

Në sallonin tonë e ofrojmë këtë shërbim, prandaj të këshilloj ta provosh që të më besosh!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.