Lorela Garuli Kam parandjenja të këqija

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

- Jam një vajze 25 vjeçe. Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë. Çdo mëngjes, kur çohesha nga gjumi, kisha parandjenja shumë të këqija për veten dhe për të gjithë familjen. E vuajta shumë këtë gjë dhe atë ndjesi e kam ende, por jo si më parë. Më duket sikur nuk do të ketë të ardhme për mua dhe as për familjen. Kjo gjendje po më çmend, nuk di ç’të bëj. Më jepni një këshillë...

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@ hotmail.com:-

Përshëndetje e dashur e të falenderoj që na shkruan. Besoj se ato që ti quan parandjenja, nuk janë gjë tjetër vecse tregues të një ankthi të mundshëm, që para- lajmërojnë frikërat irracionale që janë tipike për situatat me ngarkesë të lartë emocionale. Nga ana tjetër, mendimet negative se nuk do të ketë të ardhme, pasiguritë që lidhen me të, janë gjithashtu shprehje e humorit të ulët që shoqëron gjendjet e stresit dhe ankthit.

Është e pamundur të kuptohet plotësisht natyra e problematikës që ke me kaq të dhëna sa ke treguar. Për këtë arsye ti duhet të përpiqesh të kuptosh me veten se me cfarë mund të lidhet kjo situatë. Është shumë e rëndësishme të hidhet dritë mbi kontekstin dhe shkakun në të cilin ndodh ky shqetësim për ty, për të ditur nëse ankthi dhe këto mendime negative vijnë papritur dhe janë të palidhura me një situatë konkrete, apo është fjala që kjo ndodh përherë në përgjigje të së njëjtës situatë, apo pasi ka kaluar një vështirësi, një problema

Arsyen se pse kjo ka ndodhur mund ta dish vetëm ti. Gjithashtu, për të dalë në konkluzione nëse është fjala për ndonjë crregullim ankthi, duhet ditur kohëzgjatja e këtyre episodeve; nëse ka vazhduar për rreth një muaj apo ka qenë një situatë e izoluar, pra një episod i ndodhur vetëm disa caste dhe që të është përsëritur verën pas një viti.

Nëse tabloja paraqet këtë kohëzgjatje është shumë e rëndësishme që të këshillohesh me një specialist përkatës, pasi kjo mund të përsëritet dhe të shfaqen situata më të vështira dhe më të komplikuara për t’u trajtuar. Në parim ankthi normal është një përgjigje e shëndetshme nga kërcënimet dhe nxit edhe produktivite shfaqet në mënyrë irracionale përditshme dhe kur kthehet në shqetësim të vazhdueshëm se mos ataku përsëritet, është një alarm të cilit duhet t’ia vëmë veshin dhe të kërkohet ndihma e specializuar, pasi neglizhimi dhe mohimi i problemit con në zhvillimin gradual të ndonjë crregullimi kronik. Në të tilla raste, terapia fokusohet në rindërtimin objektiv të ngjarjeve për t’i zhveshur situatat nga frikërat irracionale dhe për të ndihmuar klientin të reduktojë perceptimin mbi kërcënimin në mënyrë që të interpretojnë situatat sic ato janë dhe jo duke parë rrezik dhe aty ku nuk ka.

Uroj të kemi ardhur në ndihmë dhe gjithë të mirat!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.