Anilda dhe Daljana: Si i zëmë në kurth personazhet Vip

Intervista - - FAQE 1 -

Anilda Kaçaçi dhe Daljana Sejdiu kanë ndërmarrë një mision sa të bukur dhe argëtues aq edhe të veçantë, të fusin në kurth personazhe të njohur të artit shqiptar. “Dikush” quhet emisioni që ka bërë bashkë dy emra kaq të dashur të medias duke transmetuar tek ndjekësit buzëqeshje dhe hera herës edhe pak ankth nga kurthi i personazhit. Më shumë na tregojnë ato vetë, Anilda dhe Daljana!

Fabjola Kuburi:-Anilda dhe Daljana, jeni mësuar të intervistoni të ftuarit tuaj, kurse tani jeni ju të dyja në pozicionin e të thoni si u bëtë ju të dyja bashkë dhe si lindi "Dikush"?

Anilda:- “Dikush” është pjesë e projektit të disa produksioneve të “Gsh.al” në Youtube. Ne kishim emisione më vete, por kuptuam që Daljana erdhi si me porosi. Donim të dilnim me një stil bisede të lirshme dhe me shumë humor e batuta. Në qendër të “Dikush” është një person që ka bërë diçka në jetë (përveç se ka mësuar të skuqë vezë). Daljana:- Me Anildën jemi një staf dhe në“Radio Shqiptare”, ndaj duke diskutuar përprojektin e ri të “Gsh.al”, menduam që këtë format ta sillnim bashkë, si një mini talk-shoë, me në qendër një personazh të njohur.

- Ky emision është vetëm në youtube apo jo? Pse ende jo në ekranin e televizionit?

Anilda:- Interneti është barometri më i rreptë i asaj që realizon. Përballesh me ndjekës, prova sot njerëzit po martohen përmes internetit, jo më, të mos ndjekin emisionet!(Qesh).

Daljana: Gjithnjë e më shumë po i jepet rëndësi rrjeteve sociale dhe sigurisht produkteve që na orientojnë drejt Youtube. Për ne ishte shumë e rëndësishme të testoonim një produkt, jodomosdoshmërisht në ekran dhe ia dolëm!

-E pranojnë ftesën për në emision ata që ftoni apo ka edhe nga ato që kanë naze?

Anilda:- Na ka ecur për mrekulli! Nuk kanë ardhur vetëm disa personazhe që kanë patur angazhimet e tyre, poor edhe ata nuk do na shpëtojnë sezonin e ri (madje do na luten).

Daljana:- Patjetër që po, nuk ka si të ndodhë ndryshe, sidomos kur insistojmë me telefonata dhe në kohë dreke.

Anilda:- Para e mbaj mendjen tek kurthi që do i bëjmë perso - soj pjesën kulminante për t’a bërë lajm.

Daljana:- I vetmi mendim që kemi është si do e sajojmë“rrengun” që do t’i bëjmë personazhit që mos ta kuptojë dhereagimi që do t’i marim të jetë sa më i natyrshëm.

- Cila është thembra e Akilit për një personazh publik, sipas jush?

Anilda:- Jeta private, deklarimi i pagës, ndonjë tradhtiçkë aty-këtu…. Ne gjuajmë pikërisht këto raste.

Daljana: Jeta private, patjetër! Personazhet refuzojnë ti përgjigjen direkt pyetjes, por sërish me insistim, arrijmë të mësojmë shumë gjëra për ta. Nga ana tjetër edhe pse vijnë tëpërgatitur për të mos zbuluar diçka nga vetja e tyre, ambienti që krijojmë dhe komunikimi është shumë miqësor, sa është pothuajse e pamundur të mos rrëfehen.

-Kthehemi te ju, do t’i tregonit lexuesit ndonjë gjë personale?

Anilda:- Po, e teproj me vetëkontrollin.

Daljana: Një format si “Dikush”, ta imponon disi që të tregosh jo pak gjëra nga vetja, por e bëj me qejf.

- Ç`lidhje kishit me moderimin para se t’ju shihnim në emisionin “Dikush”?

Anilda:- 20 vite në radio… duhej provuar ky sporti tjetër. (Qesh) Daljana:- Numëroj shumë eksperienca në televizione të ndryshme që prej moshës 13-vjeçare. Së fundi prezantoja dy pro-

grame në ekranin e “Neës24”, “Quiz Shou” çdo ditë dhe emisionin sportiv “90 plus” të shtunë dhe të diel.

-Në një emision të kësaj natyre është më e rëndësishme të argëtohesh vetë apo të argëtosh të tjerët?

Anilda:- As njërin, as tjetrin. E rëndësishme është që të vëmë në pozitë të vështirë të ftuarit. Kujt i duket kjo gjë argëtim, le të klikojë linkun e “Gsh.al” gjithë ditën.

Daljana: Unë në çdo iniciativë apo projekt e shoh shumë të rëndësishme të argëtohem dhe vetë, kjo gjë më ndihmon që ta përcjell dhe tek i ftuari e më pas te audienca që dhe ata të argëtohen

-Ju të dyja shkoni shumë, të paktën është ajo që duket gjatë emisionit… Po kur mbaron emisioni?

Anilda:- Ne e kemi bërë pu- blike që pas regjistrimit të një episodi, vazhdojmë jetën tonë lukso të gjithë na e besojnë këtë gjë. Për fat, kuptohemi me sy.

Daljana: Ne përfshijmë në video dhe disa backstage, kështu qënëse nuk do të ishim njësoj si në transmetim, do ishte marrëvesh

-Nuk i trembeni spontanitetit në transmetim?

Anilda tani mbajmë dritat ndezur, nuk kemi frikë.

Daljana: Spontaniteti dhe improvizimi është pjesa më e madhe që zë formati ynë. Plotësojmë shumë njëra- tjetrën dhe kjo na e bën të lehtë nëse ka të papritura.

-Do të doja që secila prej jush - ten....!

Anilda: veten se dal gjithmonë nga rreshti. Daljana:- E kam të vështirë të - më mbajnë për njeri të mirë :)

-Në çfarë e kritikoni dhe në çfarë e lavdëroni njëra-tjetrën?

Anilda:- Daljana nuk merret vesh; është edhe inteligjente dhe bukuroshe.

Daljana: Anilda më pëlqen që ka angazhim maksimal dhekujdeset deri në detaje, por ndonjëherë këtu dhe e qortoj see mban peng “regjisorin” derisa çdo gjë të përfundojë ashtu siç duhet në montazh.

-Do t`i ndryshonit ndonjë gjë emisionit apo vetes?

Anilda:- Emisioni do ketë detaje të reja, ndërsa vetes nuk kam shpresa. Daljana:- Emisionit do t’i ndryshojmëpatjetër, për t’a përmirësuar dhe për ta bërë akoma më interesant.

-Anilda, ku je më rehat, në radio apo në televizion?

Anilda:- Në shtëpinë time. (qesh). Radio është frymë.

-Sa pikë i ka shtuar karrierës tuaj roli i moderatores së “Dikush”?

Anilda:- Këtë nuk e vlerësoj dot ende, po di që më jep të njëjtën kënaqësi sikurse leximi i një libri të mirë. Daljana: Kam feedback shumë të mirë, kjo sigurisht që më bëntë ndihem e lumtur.

-Komplimentet dhe kritikat pas çdo puntate të “Dikush”?

Anilda:- Mami im bën 700 mimika të ndryshme, deri sa vjen 702…. Daljana: Komplimentet nisin që në ambientet e televizionit dhe përfundojnë në shtëpi. Kritika shumë pak, për detaje të parëndësishmë.

-Të mirat dhe të këqijat e të qenit personazh i njohur?

Anilda:- E mira dhe e keqja; je shpesh në vëmendje, po nuk më emocionon fare, të gjithë kanë vendin e vet në shoqëri. Daljana të qenit i njohur është aksesi. Të këqija ka kur nuk menaxhohet suksesi dhe popullariteti.

- Po të mos ishit moderatore, pjesë e medias, çfarë mendoni se do ishit?

Anilda:- Mjekësi, po i kam keq punët me kiminë.(Qesh) Daljana: Në fushën e ekonomisë dhe biznesit, për të cilën jam diplomuar.

- Vajza, më kënaqët pa fund në këtë intervistë dhe kështu do jetë edhe për lexuesit, jam e bindur. Nëse unë them që duhet t’a mbyllim intervistën “Me Anildën dhe Daljanën”, ju ç’më thoni?

Anilda:- Faleminderit që nuk ke bërë 21 pyetje dhe kujdes se mund të biesh në kurthin e “Dikush”! Daljana:- Faleminderit për intervistën! Do ishte kënaqësi të kishim tek “Dikush”!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.