Blerina Mahmutaj dhe Ivi Shkreli në Botëror

Intervista - - FAQE 1 -

Blerina Mahmutaj dhe Ivi Shkreli ishin ata që shoqëruan një muaj emisione maratonë në “Botërori Rusi 2018” në emisionin “Debati i Botërorit Rusi 2018” të gazetarit Roland Qafoku në Channel One, duke përcjellë direkt nga Rusia emocionet e ndeshjeve. Ne i intervistuam dhe kështu njohëm pak më afër ata dhe rrugëtimin e tyre në “Botërori Rusi 2018”…!

Fabjola Kuburi:- Blerina dhe Ivi, dhe pse emrat tuaj janë dëgjuar shumë përgjatë një muaji transmetim në ekranin e Channel One, në edicionet speciale të emisionit “Debati i Botërorit Rusi 2018”. Na tregoni pak më shumë rreth jush, kështu dhe lexuesi i “Intervista” ju njeh më shumë.

Blerina Mahmutaj:- Ndihem e lumtur, por njëkohësisht dhe e emocionuar kur dëgjoj se emri im dhe unë si personalitet tashmë jam e njohur, siç e thatë dhe ju, përgjatë një muaji transmetim në ekranin e Channel One veten është po aq e thjeshtë, por dhe e vështirë! Më quajnë Blerina Mahmutaj. Me origjinë jam nga Skrapari. Për momentin ndjek studimet në Moskë, për gazetari. Gjithashtu, punoj asistente në katedrën e gjuhëve të huaja dhe jam presidentja e përfaqësuesve të shqiptarëve jo vetëm në Moskë, por në të gjithë Rusinë. Jam ambicioze, modeste, korrekte me të tjerët dhe e dashur në shoqëri (jap më shumë se ç’duhet). Le të themi se një nga virtytet e mia është mirësia.

Ivi Shkreli:- Më quajnë Ivirt, dhe pse shumë më njohin si Ivi! Kam përfunduar studimet e larta për mjekësi të përgjithshme dhe specializim në degën e Obstetrik-Gjinekologjisë në Rusi. Jam një ish-futbollist, dhe futbolli vazhdon të mbetet hobi im.

- Na tregoni pak si ishte eksperienca juaj në “Botërori Rusi 2018”?

Blerina:- Një nga eksperiencat më të bukura e që do mbetet në kujtesën time gjatë gjithë jetës. Performanca e këtij Botërori, Rusi 2018 ka qenë ndër më të komentuarat dhe një nga botërorët më të vlerësuar. Ndihem e privilegjuar që m’u dha mundësia të isha korrespondente e emisionit “Debat” në Channel One, ku çdo ditë kemi përcjellë përgjatë edicioneve speciale, drejtuar nga gazetari Roland Qafoku, emocionet dhe atmosferën e këtij botërori. Femra në sport duhet të jetë një ikonë bukurie, por që këtë vit, komentatorja femër po vlerësohet më shumë se një mashkull. Ivi: -Mendoj jo vetëm për ne të dy, por për çdo tifoz, sportdashës apo banor të Rusisë ishte një eksperiencë dhe emocion që në jetë nuk ndodh shpesh t’i përjetosh. Ndoshta mund ta krahasoj me atë futbollistin e ri në moshë, që i jepet mundësia që ndeshjen e tij të parë ta zhvillojë në një kompeticion si kampionati botëror.

- Një maratonë lidhjesh direkte në emisionin “Debati i Botërorit Rusi 2018” të gazetarit Roland Qafoku në Channel One! Ju të dy keni përcjellë emocionet e ndeshjeve të këtij evenimenti sportiv të jashtëzakonshëm. Çfarë morët nga kjo eksperiencë dhe çfarë i dhatë ju asaj?

Blerina:- Ka qenë një maratonë superfuqi për këtë vit! Kemi dhënë dhe kemi marrë emocionet më qenë pjesa më e vështirë për mua. Përjetova emocionet më të bukura. Ivi:- Po, e drejtë. Kemi qenë çdo natë në lidhje të drejtpërdrejtë, duke qenë një eksperiencë e re dhe e këndshme, duke transmetuar atë atmosferë botërori, tifozësh dhe feste duke marrë nga të ftuarit në studio, apo edhe miqtë, shokët, të afërmit që na ndiqnin, përgëzime dhe mirënjohje për atmosferën që ne paraqisnim

- Përpara se t’ju shihnim në Channel One në këtë emision, Ivi dhe Blerina, çfarë lidhjesh kishit ju me TV? Po me sportin?

Blerina:- Sikurse e thashë dhe - tari. Kam pasur gjithmonë lidhje me TV. Kam punuar tek Shijak TV; kam dhënë një intervistë si shqiptarja shembullore që jo vetëm studion, por dhe punon në TVSH; gjithashtu kam prezantuar, më saktë, kam provuar aftësitë e mia tek festivali “Kënga Magjike”. Ishte kënaqësi për mua të bashkëpunoja me drejtuesin e këtij emisioni, Ardit Gjebrea. Në punën që bëj momentalisht, jam pjesë e intervistave të çdo lloj aktiviteti që ka lidhje me prezantimin e vendit tim, Shqipërisë. Me sportin nuk kam aspak lidhje. Personalitete të njohura më kanë vlerësuar për punën që kam bërë. Ivi:- Si një ish-futbollist, raportet e mia me median kanë qenë të mira, por largësia dhe profesioni që zgjodha për vazhdimin e karrierës sime patën ndikimin e tyre në këtë fushë.

- Gjëja e parë që mendonit kur dilnit në transmetim direkt?

Blerina:- E kemi marrë çdo gjë me sportivitet. Nuk kemi pasur frikë, as emocione, sepse kishim mbështetje nga njëri-tjetri dhe jo vetëm! Ka qenë një punë e palodhur, prandaj dhe arritëm sukses. Ivi:- Mendimi i parë që të vinte në mend ishte: A do dalim mirë apo jo? Pastaj, pyetjet që do të drejtonin të ftuarit në studio, të çfarë karakteri do ishin? Emocionet, në disa momente bënin të vetën! - Ju për kë bënit tifo? Blerina:- Ishte botërori më i çuditshëm për të gjithë! Nuk pritej që korifejtë më të mirë - këtij botërori, kam bërë tifo për Zvicrën. Në mo nuk isha me asnjë. Vetëm mbështesja ekipin e Rusisë, meqenëse jetoj këtu, dhe Kroacinë, që vodhi zemrat e të gjithëve. Por, Ivi:- Unë, si një tifoz Hollandez, duke parë që Hollanda nuk merrte pjesë, kam bërë tifo për Rusinë.

- E meritoi Franca kupën e botës?

Blerina:- Për ta merituar, nuk e meritoi, të jemi koshientë, për lojën jo aq të mirë që bënë. Duke u nisur nga fakti që këtë botëror Ivi:- Franca, për mendimin tim, ishte nga të paktat ekipe që me lojën që bëri, meritoi të dilte në futbollistë të cilët bëjnë dallime në fushë, arriti të jetë triumfuese për herë të dytë.

Keni ndonjë pasion të veçantë, për të cilin ia vlen

Blerina:- Pasionet janë të panumërta. Ajo që dëshiroj më shumë për momentin, është të arrij të bëhem një gazetare e suksesshme. Të tjera do ia lëmë kohës! Ivi:- Pasioni im ka qenë dhe mbetet futbolli, përveç mjekësisë, të cilën e kam traditë familjare. Mendoj që po t’i ndërthurësh të dyja, do të ishte diçka shumë e shëndetshme dhe rezultative për individin në shoqëri

- Mbani mend cila ka qenë gafa më e madhe që keni bërë gjatë lidhjes direkte që edhe sot kur e kujtoni, qeshni?

Blerina:- (Qesh) Unë kam pasur shumë momente të bukura, ku në një lidhje të drejtpërdrejtë janë të lejueshme. Po intervistoja një grua ruse, dhe nga të ftuarit e emisionit “Debati në Channel One” drejton një pyetje shqip. Nuk e di çfarë ndodhi, ishte vetëm një minutë kur i drejtoj ruses pyetjen po në shqip, ndërkohë që ajo më thoshte “Ma përkthe”! Të ftuarit po qeshnin, dhe gjithashtu prapa kuintave - sisht, rusisht!” Pas disa sekondash “u zgjova”. Ishte një moment aq i bukur, por dhe i sikletshëm. Ndoshta për publikun është e pakuptueshme. Duhet ta pranojmë që të bësh rolin e përkthyeses dhe gazetares njëkohësisht nuk është aq e thjeshtë. Momenti i dytë ka qenë kur disa rusë kishin dëshirë t’i intervistoja, dhe ndërkohë unë iu drejtoja pyetjen rusisht, dhe ua përsërisja 2-3 herë, por ata nuk më kthenin përgjigje. I them Ivit: Ivi, drejtojua pak pyetjet ti (qesh). Kjo u dëgjua nga të gjithë... Ivi:- Mendoj se si në çdo transmetim live, gafat apo gabimet nuk kanë munguar. Ndoshta dhe mund të kenë qenë të shumta, që për momentin nuk po më kujtohet ndonjë (qesh) - Çfarë do themi në fund? Blerina:- Meqenëse m’u dha mundësia, dua të bëj një falenderim special për gazetarin e emisionit “Debati në Channel One”, Roland Qafoku, për mundësinë që na dha të ishim pjesë e këtij botërori, për mbështetjen dhe punën e palodhur e të thjeshtë nga ana e tij. Një falenderim për të gjithë shqiptarët që na kanë ndjekur e na kanë mbështetur, por dhe për familjen time që më kanë qëndruar pranë gjithmonë. Ivi:- Dua të falënderoj drejtuesin shokët tanë që kanë marrë pjesë në lidhjet tona direkte. Ishte një eksperiencë dhe një kënaqësi e veçantë të ishim pjesë e këtij transmetimi unik për nga lloji i tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.