Paola Oliveira: Ndjehem e nderuar që luaj Zheizan

Intervista - - FAQE 1 -

Karolinë Paola Oliveira da Silva është një aktore braziliane 36 vjeçare, e njohur me emrin Paola Oliveira. Ajo ka lindur në Sao Paulo, i ati është një policie i dalë në pension, ndërsa e ë të punojë si modele kur ishte 16 vjeç, por më vonë iu kthye aktrimit dhe mbaroi shkollën e arteve, si edhe atë pë - pi. Pasi mori pjesë në disa rekla ë luajë në telenovelën Metamorfozat, të ndjekur nga Belissima, Profeti, Të dashuruarit, Krevati i maces, etj. Në dhjetë vitet e fundit ajo ka marrë pjesë edhe në shumë ë edicionin e gjashtë të spektaklit “Kërcim me yjet”. Për telespektatorin tonë është e njohur për rolin e Zheizas në telenovelën “Fuqia e dashurisë”. Aktualisht është e lidhur me regjisorin e kësaj telenovele, Rozherio Gomes.

- Çfarë përgatitjesh ke bërë për rolin e Zheizas tek “Fuqia e dashurisë”?

- M’u desh të bëja stërvitje trupore dhe të “zhytesha” në mjedisin e arteve marciale. Kështu trupi im u bë më rezistent dhe mori një formë të re. Bëra edhe ushtrime force. Thonë që ndryshoi, unë mendoj që kjo ekzistonte më parë tek unë, thjesht doli më në pah.

- Çfarë të pëlqeu tek roli i Zheizas?

- Zheiza më pëlqeu para se ta dija mirë kush ishte ajo. Pyeta veten nëse do të mundja ta realizoja siç duhet. Kisha në dorë një personazh larg realitetit tim, siç kam luajtur edhe më parë dhe që kanë qenë më të suksesshmit për mua.

- Si u ndjeve në lëkurën e saj?

- Ndjehem moderne, pasi luaj një personazh aktual, që i bën të gjithë të ër të. Ndjehem më e fortë, një person që lufton dhe është police, por, përtej kësaj, ajo ka problemet e saj, qan, ka një nderuar që, në një moment të tillë, të luaj rolin e një gruaje kaq të fortë si Zheiza.

- Vazhdon stërvitjet me luftëtaren e arteve marciale, Erika Paes?

- I vazhdoj, pasi më duhen për telenovelën. Erika është frymëzimi im për rolin e Zheizas. Ajo është e specializuar në mbrojtjen personale dhe punon me viktimat e dhunës shtëpiake.

- Këto stërvitje e bëjnë trupin tënd më të thatë, më muskuloz, apo jo?

- Thonë se kam rënë pesë kilogramë në peshë, por nuk është e vërtetë, ka qenë më pak se kaq. Unë u përgatita, u dobësova pak, por ka kohë që nuk shëndoshem shumë rezistencë dhe forme trupore më të mirë me artet marciale.

- Cili prej tyre të pëlqen?

- Më pëlqen jiu-jitsu. Nëse do t’i vazhdoj pas telenovelës, do të zgjedh atë. Ndërgjegjia trupore ndryshon nëse merresh me to. Unë kisha një ide, pasi jam marrë gjithmonë me balet, por kjo është ndryshe. Duhet të mësosh të mos lëndohesh, të mos lëndosh tjetrin, të njohësh forcën, shkathtësinë tënde.

- Si kujdesesh për të ushqyerin?

- Jam ithtare e dietës së gjatë, kuptova se çfarë funksionon për mua dhe jam shumë e lumtur. Më pëlqen të ha, të pi birrë, verë…Pasi e teproj ndonjë fund jave, mbyll gojën ditën tjetë - loj vrapin. Arrin një moment kur ekuilibri vlen shumë.

- Ti u lidhe shumë pas qenit tënd në telenovelë, pastorit belg Iron, apo jo?

- Nevojitet të jesh e lidhur më të. Gjuha që të gjithë qentë kuptojnë është dashuria. Më pas vendosa ta adoptoja, por në shtëpi kam edhe nja 10 mace dhe një ditë më vonë gjobë për zhurmën që shkaktoja!

- Një pikë e përbashkët mes teje dhe personazhit është forca…

- Zheiza është vërtet një grua e fortë. Asaj i pëlqen të luftojë në ring, të veshë rroba ngjitur pas trupit, pasi i pëlqen vetja. Kjo më duket diçka e guximshme në një botë ku dominojnë burrat, por, s’ka rëndësi, Zheiza do të jetë një frymëzim për të tjerat. Nëse partneri të kritikon se ke veshur minifund, mos ia vër veshin, vishu ashtu si do. Për këta burra maço ka ardhur koha të hapin mendjen, të edukohen dhe të pranojnë debatin.

- Ti ke thënë se nuk përpiqesh më t’u pëlqesh të gjithëve. Pse?

- Gjithmonë më kanë kritikuar dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. Kur çlirohesh nga përpjekja për ta pasur gjithçka nën kontroll ndjehes e lehtësuar dhe është një eksperiencë jete. Kritika konstruktive është e mirë, por t’u pëlqesh të gjithëve është një çështje tjetër. M’u desh të bëja paqe edhe me internetin. Mendoj se gjeta rrugën e duhur në rrjetet shoqërore. Më pëlqen të futem në to, por me kujdes.

- Edhe në këtë telenovelë ti punon përkrah partnerit tënd, regjisorit Rozherio Gomes. Si ndjehesh?

- Ekuilibri edhe në këtë drejtim është thelbësor, është ajo që na bën të ecim përpara të qetë, pa shqetësime. Në këtë mënyrë mund të ndryshosh, të mësosh.

- Çfarë vlerëson më shumë në një lidhje?

- Bashkëpunimin, besimin, humorin e mirë. Ka momente që lidhjet shkaktojnë lëndime, por në pëgjithësi më pëlqejnë.

- Çfarë mendon për martesën dhe fëmijët?

- Qëllimi im në jetë është të jem e lumtur dhe jo të ndjek konvencionet si martesa. Kjo e fundit më duket diçka e bukur, por nuk bën pjesë në ëndrrat e mia. Përsa i përket fëmijëve, i dua shumë, por nuk kam pasur fatin t’i kem më parë. Jam shumë e lidhur me fëmijët, kam tre thjeshtra (është nune e tre fëmijëve) dhe një mbesë të bukur. Nuk them se nuk do të kem fëmijë, ose nuk mendoj për këtë, por jo për momentin.

- Para disa kohë - luar të kërkosh mirëqenien dhe rehatinë në jetë. Si u zgjua tek ti kjo dëshirë?

ë punosh shumë, e humbet kënaqë- sinë e saj. Më ë shtosh edhe momentet e relaksit, ta vësh gjithçka në vendin e saj. Bota e sotme është stresuese dhe të gjithë vrapojmë. Nganjëherë duhet të pyesin veten se ky po na çon gjithë ky nxitim. Duke e bërë këtë, mendoj se ecim më mirë.

- Pate ndonjë ndihmë në këtë drejtim?

- Kam bërë punë që më bënin të lumtur, por që më lodhnin shumë, më shkaktoni stress dhe më mbanin larg nga njerëzit që dua. Kam kërkuar, mësuar. Të qenit i brishtë të bën të hapur ndaj mundësive të reja. Unë kam shumë për të falenderuar. Yoga ime kanë qenë artet marciale (qesh).

- Në telenovelën “Fuqia e dashurisë” marrin pjesë shumë yje të televizionit. Si ndjehet egoja jote në mes të kësaj?

- Ka hapësirë për të gjithë. Çdo aktori i pëlqen vetja, do të dalë në pah, ka dëshira, është diçka normale. Egoja ka lidhje me atë që të përket ty, unë preferoj të kem zonën time. Gjithmonë kam pasur punë të qeta, me persona të sigurtë. Ylli i vërtetë është ajo që ka siguri në atë që bën, në atë që është. Kam besim tek kolegët me të cilët punoj, për këtë arësye nuk kam probleme me egon në punë.

- Për telenovelën ti i ke bërë ët shumë të verdhë. Ndikon kjo në gjendjen tënde shpirtërore?

- Më pëlqen, pasi bionde është ngjyra ime natyrale, por jo kaq e theksuar. Është zbavitëse të ndryshosh ngjyrë. Mua më pëlqen të kujdesem pë ët dhe për këtë ngjyrë me të cilën i kam lyer, që është më e ftohtë. Pastaj në këtë telenovelë ka pak bionde, apo jo? - Si kujdesesh për lëkurën? - Më pëlqen të jem praktike. Përdor kremra, bëj drenazhimin e lëkurës për të evituar celulitin, hidratoj, lyej me krem edhe zonën rrotull syve. Çdo lloj trajtimi është i vlefshëm, nëse personi do të do të duket më i bukur. Nuk mund të jem hipokrite, unë vë veten time në vend të parë, pastjaj të tjerët.

- Cili është projekti yt i ardhshëm?

- Jam duke marrë pjesë në një komedi romantike që titullohet “Gratë”. Nuk kisha bërë më parë një komedi të tillë, është një rol interesant, një personazh të cilës i duket se nuk ka fat në lidhje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.