Nuk lashë njeri pa puthur

Kaso Kosa takon Kolinda Kitaroviç

Intervista - - FAQE 1 -

Presidentja kroate ka qënë pothuaj në vëmëndjen e gjithë botës që prej performancës së saj në botërorin e Rusisë dhe deri tani. Si thoni ju, të mos ishte dhe në vëmëndjen time prej Kasoje, aq më tepër që ajo është për vizitë në Tiranë? U lëshova me vrap drejt Beratit pasi mora vesh se Kolinda do shkonte ta vizitonte. Mes dhjetrash gazetarë që e rrethuan kur erdhi, ajo m’i nguli sytë mua, pasi unë isha në fakt që bërtisja më shumë emrin e saj. Ma bëri me shënjë që t’i afrohesha dhe më pyeti direkt:

Kolinda Grabar-Kitaroviç: jeni gjë gazetar?

Kaso Kosa: -Po, Kasua jam, si më njohe znj Kolinda?

- Nuk të njoha, por ti bërtisje më shumë nga të gjthë dhe ishe më i shëmtuari. Në fakt unë vdes për meshkuj të shëmtuar ndaj po ta jap kënaqësinë për një intervistë. Apo nuk dëshironi?

-Po ç’thua zonja Kolinda, aman. Intervistë po e po, por unë do doja…unë do doja edhe…edhe…

-Po fol more si e kishe emrin, çfarë do doje?

zonja Kolinda. Vetëm një për atë zot.

-Hahahahaha dhe për këtë u ngurove? Unë putha mijëra vetë në Rusi jo më ty. Po dhe unë e kam një kusht ama…

-Ma thuaj, ma thuaj se do të të plotësoj çdo gjë. - Mos

-Dua të të thërras Kasoviç nëse do që të vazhdojmë intervistën.

-Më thirr si të duash, por ama më puth. Më puth para se të puthësh Ilirin -Kush është Iliri, o Kasoviç? -Iliri është Meta zonja Kolinda. Ai që të ka ftuar të vish këtu.

-Oh, po, u kujtova. Sa i vogël që ishte në trup. Nuk më pëlqeu fare. Dhe jo aq, por më rrinte shumë ftohtë kur e përqafova.

-Nuk ka faj ai zonja Kolinda, pasi ka një grua ai që e rreh 4 herë në ditë.

-E rreh gruaja? Po talleni me mua ju zoti Kasoviç? Mua burri im më le të puth dhe përqafoj këdo për interesat e Kroacisë. Hajde të të puth dhe njëherë Kasoviç se paske vërtetë aromë burri ballkanik.

-Tani më thuaj zonja Kolinda, pse keni erdhur në Shqipëri? Keni qënë herë tjetër në vendin tonë?

-Kasoviç, të them të drejtën as unë se di si përfundova këtu. Unë mbrëmë isha në Kroaci dhe vetëm kur më thonë që bëhu gati se do nisemi për në Berat. Do takojmë një patrioten tonë.

-Për kë e kishin fjalën zonja Kolinda? Kush është patriotja juaj këtu?

- kurre. Më thanë që ka bërë pare të madhe dhe ka blerë një vilë 1.5 milion euro.

-E keni fjalën për Vlahutinin, zonja Kolinda?

-Pse, ashtu e quajnë? Po, po ashtu e quajnë se dëgjova zotin Ilir kur tha se Vlahutinin nuk e dua këtu. Të të them dhe një sekret ty, Kasoviç?

-Oh, me shumë dëshirë znj Kitaroviç. Sekretet e njerezëve me pushtet më rrisin shumë audiencën.

-Mua më pëlqen dhe ajo. S’e kisha parë asnjëherë, por kur e pashë u drodh shtëpia e gjithë.

-Eh, e vërtetë është zonja Kolinda. Ka disa ditë që nuk po na ndahet tërmeti.

-Tërmet ishte vërtetë Kaso, tërmet. Apo nuk kishte një ambjent në vilë. Uhh mornica trupi kur e kujtoj atë krevat ku ne…

-Dale dale, po thoni se ju me Vlahutinin keni… Vërtetë, znj Kolindaaaaaa?

-Të thashë është sekret dhe ti duhet t’i ruash ato si gazeztar i vjetër që qënke. E pse mos shkoja, nuk më thua? Më kanë vajtur meshkujt në majë të hundës. -Po Rama si t’u duk, zonja Kolinda? -Gjithë ai trap ishte për atë zot. I gjatë, i bëshëm dhe vetëm qeshte. Po ky e ka xheloze gruan mo Kasoviç?

-Varet zonja Kolinda. Për cilën nga katër gratë e ke fjalën pasi ai…

-Paska katër gra? Oh ja lumsha atij. Po kot nuk jeni myslimanë ju. Edhe 7 mbani…

-Jo, jo Rama është i krishterë, zonja Kolinda.

-Hë mo rri tani aman. Më thuaj me kë rri të them se kush je, -është një shprehja juaj. Me kë rri ai? Me Erdoganin. Rri aman se

- tur avionin presidencial. Me se qarkulloni tani?

-Me avionin personal hahahah. Më bëre të qesh Kasoviç. E vërtetë është se e shita dhe jo vetëm aq, por edhe ministrave dhe vetes ua pergjysmova rrogat, por… -Por çfarë? -Ku duan t’ja dijnë ata o Kaso. Vjedhin nga anë të tjera. Nuk iu gjenden këmbët dhe harrojnë qe ua kontrolloj llogaritë bankare dhe që nuk e prekin rrogen fare. Me se jetojnë këta nuk më thua?

-Si përfundim kush ishte qëllimi i vizitës suaj në Shqipër zonja Kolinda?

-Të njihja sa më shumë burra dhe femra shqiptare. Dhe t’ju përcillja mesazhin se nuk është dhe aq keq të pozosh nudo kur kë një trup të bukur. Mësoni nga kryeministri juaj dhe nga presidentja kroate që jam unë.

-Domethënë nuk u fol fare për ndonjë ndihmë Shqipërisë për hapjen e negociatave apo ndihmë ekonomike?

-Me aq sa pashë unë Kasoviç ju nuk keni nevojë për ndihmë ekonomike, pasi pashë që të gjitha lokalet, rrugët dhe plazhet ishin plot. Kjo tregon mirëqënie dhe bravo Vlahutinit.

-Po tani ç’do bëni më tej znj Kolinda?

-Tani afrohu të të puth dhe njëherë dhe mirupafshim Kasoviç.

-Mirupafshim zonja Kolinda. Të - zita juaj. Bisedoi me shaka KASO KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.