Rudina Dembacaj: Ekstremi i dashurisë sime

Intervista - - FAQE 1 -

Rudina Dembacaj është bërë një nga personazhet më të dashura për publikun, sepse prej saj marrin vetëm buzëqeshje. Batutat e saj transmetohen në public me shpejtësi dhe bëhen popullore po aq sa ajo vetë. Ajo është më pushime, por ne nuk e lamë rehat edhe këtë herë, sepse e donim me patjetër intervistën me të. Rudina përgjigjet me shumë dashuri por sigurisht edhe me doza humori brenda.

Fabjola Kuburi:- Rudina, tashmë ke marrë pushimet, e ke në plan nxjerrësh “flakën” kësaj vere?

Rudina Dembacaj:- Po, pushimet këtë verë kanë filluar goxha herët, që në 15 qershor i kam shijuar shumë të them të drejtën sepse ka qenë një vit goxha i ngarkuar për mua dhe mezi e kam prit këtë verën.

- “Në kurthin e Piter Panit” ishte spektakli i fundit që ti ishe pjesë e tij, çfarë përshtypjesh të ka lënë ky spektakël, si është të punosh me fëmijët?

- Ishte një spektakël shumë i bukur, është një kënaqësi e veçantë të punosh me fëmijët, ata ishin të gjithë fëmijë shumë të zgjuar dhe të mrekullueshëm e kam bindjen që do jenë vërtetë dikushi kur të rriten. Pata një fat shumë të madh që sigurova edhe grupmoshë të vogël publiku.

- Pajtohesh lehtë me fak- tin se sot shumë vajza etiketohen si shoëgirl?

- Është një gjë shumë e mirë, Shqipëria duke qenë se është vend i vogël dhe me kaq shumw mundësi dhe sa mirë që ka kaq shumë mundësi që të gjitha vajzat ta provojnë veten. Mua kjo gjë më pëlqen shumë!

- Intensiteti i duartrokitjeve, kur ka qenë më i lartë?

- Kam vënë re që intensiteti shtë më i lartë në të gjitha rastet kur unë luaj vërtet me shpirt që do të thotë në 99.99999 të rasteve.( Buzëqesh)

- Cili është komplimenti i fundit që more sot?

- Komplimenti i fundit që mora sot? Sot nuk m’a ka var njeri fare( Qesh)

- Ke ndërmend ta bësh një vëlla apo motër për Viktorian??

- Të them të drejtën, unë pretendoj të bëj jo vetëm një vëlla ose një motër për Viktorian, pretendoj tw bwj më shumë se një!

- Flasim pak për paratë… Ndihesh e vlerësuar me të ardhurat e tua?

- Me të ardhurat e mia unë ndihem e vlerësuar por sigurisht unë nuk rresht së punuari edhe nëse punon me shpirt dhe projektet zmadhohen, të ardhurat rriten. Së shpejti “Mos i fol shoferit” në sezonin e ri do kthehet me një studio gjigande, si një projekt i mirëfilltë me numra humori dhe për mua është një përgjedhshmëri shumë shumëe madhe. Jam shumë e sinqertë kur them që më shumë mendoj për suksesin sesa për paratë.

- Çfarë mbulojnë kryesisht ato?

- Mbulojnë, nevojat, dëshirat, varet nga menaxhimi im.

- Pa paranë, mendon se do të ishe po e njëjta Rudinë?

- Sigurisht që po, as nuk e vë në dyshim këtë gjë.

- Kur ndihesh më e lumtur me veten?

- Nuk kanë fund momentet e lumturisë, sidomos për një nënë, unë ndihem e lumtur pa fund gjatë gjithë ditës, ndërsa sa i përket vetes si Rudinë ndihem e lumtur kur realizoj objektivat.

- Ke një recetë për lumturinë?

- Merren një kg limona, një kg hudhra, një kg majdanoz, grihen mirë e mirë, futen në një kavanoz…( QEsh) Se bëj shaka, nuk ka një recetë për lumturinë!

- Cila ka qenë kontrata më e zgjuar që ke nënshkruar deri tani?

- Është kontrata me televizionin “Ora Neës” .

- Cili është ekstremi ku do të arrije për dashurinë?

- Unë e kam arritur ekstremin tim për dashurinë, kam bërë Viktorian.

- Në kujdesin për veten, cilës pjesë të trupit i kushton më shumë rëndësi?

- Më shumë rëndësi i kush- toj fytyrës, bëj gjithë kohës maska, në kushte shtëpia, me kos më mjaltë me gjëra të tilla, por sigurisht edhe trajtimet kozmetike.

- Si i ke punët me operacionet plastike?

- Unë kam deklaruar që kam bërë operacion plastik, kam bërë rimodelim gjoksi duke qenë se kam qenë shumë e shëndoshë dhe ishte e nevojshme. Jam pro, sigurisht!

- Kur je personazh publik dhe ke arritjet e tua, a bëhen shoqet xheloze për suksesin tënd?

- Po të ishin shoqe nuk do bëheshin xheloze, sepse shoqet e mira nuk bëhen xheloze për arritjet e tua.

- Ku do ikësh pasi të mbarojmë intervistën?

- Pasi të mbarojmë intervistën unë do futem në det, se tani jam e shtrire në shezllon dhe po ju dërgoj intervistën me mesazhe zanore duke qenë se jam me pushime.

- Po në sezonin e ri ku do të shikojmë?

- Sezoni i ri do më gjejë në “Mos i fol shoferit” me një projekt 90% të ndryshuar, më përgjegjësi të mëdha ama duke falendëruar publikun për mbështetjen, kam gjithmonë besim se do ia dal.

- Për ta mbyllur, do të thoje...

- Pushime të mbara dhe shumë përqafime nga unë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.