Murati martohet me Farijen

Intervista - - VAZHDIMET E TELENOVELAVE -

Kosemi takohet me Farijen dhe e këshillon të mos i kërkojë Muratit të heqë dorë nga haremi i tij dhe se fëmija e saj tashmë i përket perandorisë osmane. Farija përpiqet ta bindë për qëllimet e saj të mira kundrejt saj dhe Muratit. Ky i fundit u jep urdhra njerëzve të tij të mbrojnë Farijen.

Kosemi paralajmëron Aishen të sillet mirë me Farijen, nga ana tjetër, Gulbahari përpiqet ta ndërsejë Aishen kundër shemrës së saj. Murati është i mërzitur për Kasimin dhe pyet Mustafanë se si i duket vendimi i tij për të vëllanë. Atij i thonë se ambasadorët persianë janë ende në kryeqytet dhe se Iljaz pashai po komploton kundër tij. Ambasadorët takohen me Sinanin dhe Korneliusin dhe i tregojnë planet e tyre. Evlija dhe Hazafeni vihen në ndjekje të tyre, por i humbasin nga sytë. Ata ia thonë Mustafait, i cili habitet si Korneliusi është ende në qytet. Nga ana tjetër, Korneliusi i lutet Sinanit ta shpëtojë edhe kësaj radhe.

Ndërkohë, Kosemi i dërgon Gulbaharit një dhuratë, vajzën e haremit që kishte kallëzuar Kasemin të vdekur pranë saj! Aishja paguan disa njerëz për të përhapur lajmin se një prostitutë ndodhet në Pallatin Veror dhe i ka marrë mendjen sulltanit. Geverhani ende nuk ka besim tek Mustafai, ndërkohë që edhe Atike po lëngon për të. Murati fut në burg Ismail efendiun që - mosur urdhrin që patër Korneliusi të mos largohej, megjithëse ai betohet se nuk e kishte shkruar atë. Më pas Murati gjen Korneliusin të vdekur dhe kupton se ata që ai po ndiqte e kishin marrë vesh se ai ishte në dijeni. Kosemi kërcënon Gulbaharin se do ta vrasë, ndërsa kjo e fundit bën plane me Sinanin si të bëhet valide sulltaneshë dhe ai veziri i madh. Murati betohet se do t’i vrasë gjithë tradhëtarët. Ai thërret edhe sehulislamin (Myfti efendinë) dhe e qorton pse e këshilloi të mos e vriste Iljaz pashanë kur e kishte në dorë. Ai më pas e kërcënon se nuk do t’ia falë më gabime të tilla…Myftiu më pas përballet me Jahja efendiun, duke e akuzuar se kishte qenë ai që e kishte ndërsyer Muratin kundër tij.

Mustafai shkon të ndahet nga Esteri, e cila nuk është gati ta lëshojë kaq lehtë. Nga ana tjetër, Gerverhani i thotë shërbyeses së saj se nuk mund të martohet me Mustafanë, kur e di që e motra është e dashuruar pas tij.

por edhe Ibrahimit i ka hyrë frika në palcë se diçka e keqe do t’i ndodhë edhe atij, megjithëse e ëma përpiqet ta bindë për të kundërtën. Murati i thotë Farijes se i duhet të niset në luftë, të mbysë rebelimin. Ndërkohë Atike takohet me Esterin dhe e paralajmëron t’i qëndrojë larg Mustafasë, ndërkohë që ajo i thotë Kosemit se ai ka një lidhje sekrete dhe më pas me Geverhanin për këtë çështje, por që të dyja mohojnë. Ajo u thotë se nuk ka dëshirë të marto- jë vajzat e saj me Mustafanë… Më pas Geverhani lajmëron për këtë Mustafanë dhe i thotë se martesa mes tyre është e pamundur. Sinani i afrohet Myftiut dhe kërkon ta takojë me Gylbaharin. Kjo e fundit i kërkon atij që të mbështesë Bajazitin që ai të marrë fronin. Sinani zgjidhet në krye të urdhrit të Kalorësve të Jeruzalemit për Stambollin dhe lajmëron për këtë Gylbaharin. Ata të dy bëjnë plane kur Murati të niset në fushatë.

Kosemit i thonë se Kasimi nuk është mirë dhe ajo shkon të shohë të birin dhe ta marrë me vete, por ai nuk pranon të largohet, pasi ka frikë mos Murati e vret.

Aishen e lajmërojnë se më në fund Farija do të dalë në treg. Një nga njerëzit e saj e shan Farijen në pazar dhe asaj i vërsulen njerëzit. Më pas ajo zgjohet në pallat dhe Atike i thotë se, gjatë sulmit që pësoi, ajo ka humbur fëmijën…Kosemi i premton se ai/ajo që ka gisht në sulmin kundër saj do të dënohet dhe Farija përmend emrin e Aishes. Kosemi shkon të ë me Aishen… Doktori i thotë Atikes se Farija ka pasur shumë hemoragji dhe ka gjasë që ajo të mos bëjë më fëmijë.

Iljaz pashanë e lajmërojnë se Murati ka ardhur vetë në fushatë kundër tij, i shoqëruar. Ai shpreson të mundë dhe shkatërrojë Muratin dhe në vend të tij të ngjisë të vëllanë. Ndërkohë Evlija dhe Hezafeni i tregojnë Muratit një mënyrë si të hyjë në kështjellën ku ndodhet Iljaz pasha.

Kosemi mbledh pushtetarët dhe i qorton për atë që i ndodhi Farijes. Myftiu i thotë se lidhja e Muratit me Farijen nuk është legjitime. Ko- semi thotë se ata që e bënë këtë do të dënohen dhe se ka lajmëruar të birin. Farija kujton fjalët që i thanë njerëzit në treg dhe janë të njëjta me ato që i ka thënë edhe Aishja... Farija shkon të përballet me të, duke e akuzuar se i ka vrarë fëmijën dhe e kap nga fyti! Atike dhe Geverha- ni arrijnë në momentin e duhur për ta ndaluar. Kosemi më parë shkon të qetësojë Ibrahimin dhe më pas Farijen. Nga ana tjetër, Gylbahari përpiqet të afrohet me Aishen, duke i thënë se mund t’i kërkojë asaj ndihmë në rast nevoje.

Murati bën sikur do të presë derisa të sulmojë kështjellën ku ndodhet Iljazi, por në fakt e ka bërë ndërmend të futet aty natën me një grusht burrash. Ai futet dhe lufton derisa gjendet ballë për ballë me Iljazin. Ai e merr atë zvarrë dhe e ekzekuton para burrave të tij, duke i thënë se fatin e tij do kenë gjithë tradhëtarët.

Ndërkohë, shërbëtorja e Aishes i thotë asaj se Kemankeshi i ka bërë asaj shumë pyetje. Aishja i kërkon ndihmë Gylbaharit që të bëjë të heshtin njerëzit që ajo ka paguar. Ndërkohë, Kosemi ka kapur burrat që kanë sulmuar Farijen në treg dhe thërret këtë të fundit për të parë dënimin e tyre, por ajo kërkon të dënohet ajo që i ka nxitur. Burrat ekzekutohen dhe Gylbahari i jep lajmin e mirë Aishes se emri i saj nuk ka dalë në shesh. Kjo e fundit i thotë se ndjehet në borxh ndaj saj…

Ibrahimi dhe të motrat shkojnë tek Kasimi që t’i ngrenë atij moralin. Ndërkohë, Muratit i vjen lajmi për Farijen dhe kthehet menjëherë në pallat, duke e lënë Mustafanë në kamp, nën kujdesin e mjekëve. Më pas ai takohet me të vetët, por Ibrahimi nuk ia fal dot të vëllait atë që i bëri Kasimit dhe i thotë të ëmës se ai ka ndryshuar dhe një ditë do t’i vrasë të gjithë vëllezërit e tij!

Sinani përsëri i afrohet Myfti efendiut, por ai kërkon të ë më parë me Bajazitin, për t’u siguruar se ai është po aq ambicioz sa e ëma. - tohet se nuk ka gisht në atë që i ndodhi Farijes. Murati shkon në treg i maskuar, por zemërohet kur dëgjon fjalët e ulëta që thonë atje për Farijen dhe atë vetë. Ai i jep urdhër Kemankeshit të hetojë më tej. Ndërkohë, edhe Atike, edhe Geverhani janë të shqetësuara për shëndetin e Mustafasë. Gylbahari i thotë të birit se ka ardhur koha që ai të marrë fronin, por ai nuk pranon të bëhet pjesë e planeve të saj.

Murati më në fund liron Kasimin, gjë që i gëzon të tërë. Nga ana tjetër, Farija i thotë Muratit se njerëzit kishin të drejtë, ajo nuk ndjehet mirë në këtë situatë që ndodhet. Më pas ajo shkon tek Aishe dhe i vë thikën në fyt, duke i thënë se një ditë ajo do të gjejë provën që shkaktare ishte ajo. Më pas Aishe shkon të me Farijen. Ndërkohë ajo ka parë Geverhanin të shkojë fshehurazi tek ai dhe më pas i thotë Atikes se duhet ta harrojë…

Bajaziti do të shohë Kasimin, por Ibrahimi e fajëson për atë që i ndodhi atij. Ndërkohë, Kemankeshi ka mbledhur njerëzit e përfshirë në incidentin e Farijes dhe Murati e thërret këtë të fundit të dalë para tyre. Gylbahari me Sinanin i thonë Myftiut se ata kanë futur edhe njerëz të pafajshëm mes tyre dhe kjo mund të shërbejë për të shtuar pakënaqësitë ndaj Muratit në popull. Murati çon Farijen në Kullën e Gallatës dhe atje martohet me të! Në të njëjtin moment ai ekzekuton gjithë njerëzit e përfshirë në incident, gjë që i bën njerëzit të Edhe Kosemi nuk është e kënaqur me këtë vendim, por Murati nuk do t’ia dijë. Edhe Aishe nuk është e kënaqur me martesën e Muratit dhe ia thotë këtë Mustafasë.

Komandanti i jeniçerëve, Ferhat aga, pyet Kemankeshin nëse ia vlente që Murati vrau aq njerëz të pafajshëm për një grua dhe i thotë se jeniçerët janë të pakënaqur që ai s’i mori në luftë…Njerëzit kërkojnë të ankohen tek Myftiu, por ai u thotë se Murati nuk dëgjoi as të ëmën, si do të dëgjojë atë?

Kosemi në ërgëzon Farijen dhe i uron mirëseardhjen në harem, por më pas i thotë se Murati u martua me të nga mëshira dhe se nëse nuk hedh rrënjë në një tokë (nuk bën fëmijë), nuk mund të qëndrojë gjatë aty… Ndërkohë fëmijët i ankohen Muratit se Aishja po qan dhe ai shkon dhe e urdhëron të kontrollojë veten, sidomos para fëmijëve. Mustafai përsëri shkon të takojë Geverhanin, por ajo i lë lamtumirën. Sinani këshillon Myftiun të vërë njerëzit e tij në postet kyçe të pushtetit. Ndërkohë, Ibrahimi i tregon Kasimit se ç‘kishte bërë Bajaziti kundër tij…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.