Shivai vendos të martohet me Tian

Intervista - - VAZHDIMET E TELENOVELAVE -

(VAZHDON NGA FAQJA 6)

del që ai është Rudra! Më pas Shivai u shpjegon të gjithëve planin e tij, duke thënë se edhe rënia e Anikës nga shkallët dhe humbja e saj e kujtesës ishin të Ndërkohë Tia i kërkon falje Shivait për atë që i kishte bërë, duke thënë se i gjithë plani i tyre ishte për të marrë hak ndaj vdekjes së të atit, të cilin ato mendonin se e kishte vrarë Texhi. Megjithë kundërshtimin e Tias, zonja Kapur betohet se do të marrë hak ndaj Oberoi-ve, por ndërkohë Shivai i tregon se çipin e ka ai.

Tia merr të ëmën dhe largohet prej andej. Ndërkohë, Zvetlana betohet se do të vazhdojë misionin e të ëmës. Të nesërmen Shivai i thotë Texhit se Ranviri ka kërkuar të martohet me Prijankën, por Texhi i thotë se është ai që do të vendosë se me kë do të martohet e bija. Ndërkohë Shivai pyet vetë Prijankën, e cila është dakort të martohet me Ranvirin. Kështu ky i fundit me të ëmën vijnë për t’i kërkuar dorën Prijankën.

Sahili vjen në shtëpinë Oberoi, por Kamini, nëna e Ranvirit thotë se ai është ogurzi dhe sillet keq me të. Kjo gjë nuk i pëlqen fare Anikës, që i del të vëllait në mbrojtje. Të gjithë i thonë Anikës t’i kërkojë falje Kaminit, por ajo ua kthen se nuk ndjehet fajtore. Ndërkohë, Kamini i thotë të birit se fejesa me Prijankën do të prishet për shkak të sjelljes së Anikës dhe ata të dy largohen. Shivai përballet me Anikën për faktin se ajo nuk i kishte kërkuar falje Kaminit. Më pas Anika i thotë Shivait se Prijanka nuk do të martohet me Ranvirin dhe se do t’ia vërtetojë këtë duke e çuar tek Prijanka. Kjo e fundit kishte marrë një video prej Ranvirin ku tregohet Shivai që aksidenton disa njerëz në rrugë dhe ai i kërkon të pranojë martesën që të mos kallzëojë incidentin. Megjithatë, kur Shivai e pyet, Prijanka gënjen dhe thotë se e do Ranvirin! Anika ndjehet fajtore për prishjen e fejesës. Si do të veprojë ajo…?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.