Safeministeje jeni ju?

Intervista - - TEST -

Lëvizja feministe ndodhet në kulmin e saj. Gratë e gjithë botës gjithnjë e më shumë kërkojnë të drejtat e tyre, barazinë me burrat. Po ju, jeni feministe dhe deri në ç‘masë? Për ta kuptuar bëni testin tonë.

1. Sipas jush, ç‘do të thotë “të jesh feministe” në 2018-ën?

a. Të mos kesh humor dhe të protestosh kur dikush tregon një shaka pa kripë mbi gratë.

b. Të militosh për të drejtat dhe barazinë e grave, por topless.

c. Të luftosh që, për të njëjtën punë, të kenë të njëjtën rrogë, si burrat, ashtu edhe gratë. Edhe sot, në një vend të përparuar siç - satarisht 25% më pak se një burrë në të njëjtin post...

2. Cila lëvizje feministe ju pëlqen më shumë?

a. Ajo për të hequr prostitucionin.

b. FEMEN, ju mund të dilni toples në mes të rrugës nëse duhet.

c. Ajo që lufton që gratë të kenë vende me rëndësi në pushtet.

- këllen në rrugë:

a. E injoroni, kjo është humbje kohe.

b. Ju e shani me zë të lartë, me qëllim që të ndërroni rolet dhe ta shihni të skuqet ai.

c. Ju e ironizoni: “Faleminderit shumë, shumë e sjellshme nga ana juaj”.

4. Ju kanë propozuar të punoni dhe jetoni jashtë shtetit. Problemi i vetëm është se partneri juaj nuk është gati të lërë punën e tij. Çfarë bëni?

a. Nuk pranoni, ai ju ka bindur që ngushtë me hekurin e hekurosjes. Ai ka nevojë për ju!

b. Niseni vetëm...nëse ju do, le t’ju ndjekë pas!

c. Ju hapni negociatat, ku i dihet, edhe ai mund të gjejë një punë të mirë atje ku do shkoni! 5. Një burrë i ulur në një kafene, ju ka ngulur shikimin:

a. Qëndroni e ftohtë. Joshja në bar nuk bën për ju.

b. I përgjigjeni shikimit të tij dhe vendosni ta provoni. Nuk keni frikë

c. Prisni të bëjë ai hapin e parë...Duhet ta lini burrin ta imagjinojë veten si gjuetar! 6. Citati që ju pëlqen më shumë: a. “Femër nuk lind, por bëhesh”, Simonë dë Bovuar, feministe franceze.

b. “Do të bëj fëmijë nëse dua dhe kur të dua”, një slogan feminist i vitit 1968. c. “Gruaja për gruan është ujkonjë”, Tristan Bernard.

7. Ju konsideroni se përparimi më i madh i shekullit të XX-të për gratë është:

a. Evolucioni i objekteve elektroshtëpiake. Po ta mendosh është një progres i madh! b. E drejta për të abortuar. c. E drejta për të votuar.

8. Pyetja e përjetshme: Kush do ta paguajë restorantin në takimin e parë?

a. Ai, ju jeni princesha dhe prisni me edukatë deri sa ai të nxjerrë paratë.

b. Ju paguani llogarinë fshehurazi kur ai shkon në banjo, për t’i ulur pak hundën këtij djaloshi.

c. Të dy, në përgjithësi ju propozoni ta ndani 50/50. 9. Natën, nganjëherë ju ëndërroni:

a. Që partneri juaj të bëjë të gjitha punët në shtëpi.

b. Që fëmijët të mbajnë mbiemrin tuaj... vetëm.

c. Që Rama të japë dorëheqjen dhe kryeministre të bëhet Mimi Kodheli.

10. E vërteta mbi shakatë diskriminuese në punë: a. Ato ekzistojnë vetëm në internet. b. Janë të ndaluara me ligj, prandaj nuk duhet të teprojnë.

c. Nganjëherë janë shumë të rënda, por duhen duruar, ç‘të bësh, nuk do qëlloni me

11. Ju mendoni se mentaliteti kundrejt grave:

a. Është i tillë prej mijëra vjetësh dhe është i vështirë të ndryshohet.

b. Mund të ndryshohet vetëm me luftë të përhershme dhe kudo.

c. Mund të ndryshohet vetëm nëse ndërgjegjësohen edhe burrat për rëndësinë e tij.

12. Kur do të bëhet “Slutëalk” edhe tek ne? a. Çfarë është kjo? b. Nuk më kap dot mat, jam unë që do ta organizoj!

c. Hezitoj...Nuk e kuptoj se si të marshosh në rrugë, e veshur si prostitutë, mund të ndryshojë kushtet e grave. Rezultati Nëse keni më shumë a. Ju jeni feministe vetëm të dielën.

Ju e dini mirë se çfarë është feminizmi, por jo deri në atë pikë sa të merrni pjesë në manifestimet që bëjnë gratë e forta, ukrainaset topless dhe militante të tjera. Ju e keni të qartë se nuk keni ndërmend t’i nënshtroheni burrave, që keni mendimet dhe vlerat tuaja, por nuk shkoni më larg. Sigurisht, kur shihni në televizor manifestimet e “pranverës arabe”, ku bie në sy mungesa e grave, trishtoheni, pabarazitë mes burrit dhe gruas, qoftë edhe në shtëpinë tuaj, nuk do t’ju zinte gjumi as ditë, as natë....Me një fjalë, në një farë mënyre keni zgjedhur më mirë paqen, sesa barazinë....Le të shpresojmë se në të ardhmen do të zgjohet më shumë shpirti juaj luftarak, të paktën në edukimin e fëmijëve!

Nëse keni më shumë b. Ju jeni feministe me F të madhe.

Lëvizja feministe nuk ka asnjë sekret për ju...Juve jeni shumë e prekshme ndaj kësaj teme, ndjeheni femër e vër i këmbës dhe nuk hezitoni të zbrisni në rrugë për të manifestuar dhe të thoni fjalën tuaj. Nëse nuk jeni ende shumë aktive dhe mjaftoheni me komente aty-këtu, është koha të zgjoni gruan-luaneshë që

Nëse keni më shumë c. Ju nuk e dini akoma që jeni feministe.

Ju mendoni se barazia mes burrit dhe gruas është një çështje e zgjidhur që kur ana juaj, ju nuk keni vuajtur kurrë nga të qenit femër, qoftë në punë, apo në çift dhe shakatë diskriminuese ju bëjnë të qeshni si e gjithë bota. Nga ana tjetër thëniet e zakonshme si “femrat në timon”, etj, etj, nuk ju prekin fare. Nga njëra anë kjo është diçka idilike, por pak e shkëputur nga epoka jonë. Për kujtesë, fjala “feminicide” ka vetëm disa dhjetëvjeçarë që është shpikur 21 vjeçare pakistaneze, Malala Yousafzai. Nëse pozicioni juaj ju duket i rehatshëm, me luftë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.