Si veprojnë injektimet në kirurgjinë plastike?

Intervista - - SHËNDET -

Jo shumë kohë më parë liftingu i fytyrës u rezervohej grave me portofolin e mbushur plot me para, ose me karta krediti pa limit. Pjesa tjetër prej nesh e zgjidhte problemin thjesht duke u munduar të plakej në mënyrë të hijshme. Por më pas erdhën Botoksi dhe mbushësit ( fillers), dy ndërhyrje jokirurgjikale, me një çmim të pranueshëm dhe me pak dhimbje që premtojnë të zbusin rudhat e bezdisshme brenda disa ditëve. Tashmë ato përdoren nga miliona gra ( edhe burra), pra nuk do të tundoheshit edhe ju...? 1. Botoksi Çfarë është: Botoksi është një emër ilaçi, një formë e holluar e toksinës botulike. Ai është më popullor se dy ilaçe të tjera të ngjashme me të: Dysport dhe Xeomin.

Si vepron: Kur injektohet në rudhat si ato të ballit, anash ose në mes të syve, Botoksi shkakton një paralizë të përkohshme ( dhe të drejtuar në mënyrë të saktë) të muskujve. Kur këto muskuj çaktivizohen, vijat ekzistuese të rudhave zbuten dhe formohen ngadalë të reja, pasi nuk mund të bësh lëvizjen e përsëritur që shkakton rudhat. Duhen 2- 3 ditë të Botoksi të veprojë dhe rezultatet të zgjasin për 3- 4 muaj.

Pse u pëlqen doktorëve: Është metodë e shpejtë dhe efikase. Funksionon aq mirë, sa gratë në të 20- tat dhe të 30- tat po e përdorin si metodë profilaktike për të evituar kirurgjinë plastike më vonë. Botoksi është edhe riparues, sepse rudhat kanë tendencë të zbuten kur muskujt nuk kontraktohen kaq fort rreth tyre. Nëse keni frikë se balli do t’ju duket si i ngrirë, mos u trembni: Shumë doktorë sot bëjnë më pak injeksione që të arrihet një luk më natyral. Kështu mund t’i drejtoni rudhat pa pasur shikimin e ngrirë.

Sa kushton: Llogarisni të paktën 300 $ euro çdo 3- 4 muaj.

Gjeni doktorin e duhur për këtë punë

Do të çuditeni nga llojet e doktorëve që ofrojnë bërjen e injeksioneve, që nga obstetri e deri tek podologu, por ju duhet të shkoni tek dikush që është i përqëndruar në mjekësinë estetike ( shumë doktorë dinë t’i përdorin këto trajtime në mënyrë të sigurtë, por që rezultati të jetë edhe estetik nuk është punë e lehtë). Kështu drejtohuni tek kirurgët plastikë të specializuar dhe dermatologët. Kërkojini doktorit t’ju tregojë foto nga puna e tij dhe sigurohuni që përshtatet me ju. Shumica e doktorëve duhet të jenë të aftë t’ju tregojnë foto të pacientëve me të njëjtin problem apo tip lëkure që ka kaluar nëpër të njëjtën procedurë. Sillni edhe ju foto të asaj që kërkoni, ose edhe asaj që nuk doni. 2. Mbushësit Çfarë janë: Xhelëra dhe lëngje që injektohen në lëkurë për të zëvendësuar vëllimin e humbur. Resytlane dhe Juvederm janë mbushës me acid hialuronik që përdoren për të zbutur rudhat e lehta rrotull syve dhe buzëve. Mbushësit sintetike si Radiesse dhe Sculptra injektohen më thellë për të mbushur rudha më të mëdha dhe gropa të shkaktuara nga mosha.

Si funksionojnë: Restylane, Juvederm dhe Radiesse veprojnë menjëherë, duke fryrë lëkurën dhe duke fshirë rudhat, por Sculptra vepron ndryshe. Në vend që të japë menjëherë volum, ajo e shtyn trupin të prodhojë më shumë nga kolagjeni i tij. Sakrifikon kënaqësinë momentale por ke një përmirësim të lehtë me kalimin e kohës, nëse je nga ato që dëshiron që njerëzit të mos e kuptojnë se ke bërë ndërhyrje. Për këtë punë Sculptra është e përkryer dhe mund të zgjasë deri dy vjet. ( Shumica e grave kanë nevojë për disa injeksione të Skulptrës në secilin vend, me një distance 4- 6 javë mes tyre, ndërsa mbushësit me acid hyaluronik veprojnë vetëm me një injeksion).

Pse u pëlqen doktorëve: Doktorët me shumë përdorin Restylane dhe Juverderm për të mbushur vijat që krijohen në dy cepat e gojës që shkojnë drejt mjekrës dhe vijat e holla rrotull buzës së sipërme. Është një nga mënyrat më të shpejta për të hequr vitet nga fytyra juaj. Një tjetër përdorim: Mbushja e vijave që shkojnë poshtë hundës në të dyja anët e saj. Përveç këtyre trajtimeve bazike, trajtimet ndryshojnë nga një doktor tek tjetri. Për shembull ka nga ata që e përdorin drejtpërdrejt tek një qepallë syri që varet. “Liftingu i syve mund t’i bëjë qepallat të duhen shumë të holla, ndërsa Resylane ngre pa këtë efekt” thotë njëri prej tyre. Ai gjithashtu shton se disa injeksion të vogla të Radiesse nga veshi tek kocka e syrit mund të duket shumë në natyral dhe liftingu i vetullave. Doktori mendon edhe se mund të minimizohet rënia e faqeve nëse injektohet Radiesse përgjatë linjës së nofullës nga kyçi i saj deri tek mjekra.

Sa kushton: Të paktën 500$. Sculptra zgjat deri në dy vjet, mbushësit e tjerë duhet të zgjasin 6 muaj- 1 vit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.