Gabimet që bëjmë në dashuri

Intervista - - SEKS -

Pse më ndodhin këto gjëra mua? Gabimet e njëpasnjëshme, sidomos në dashuri, janë veçanërisht të dhimbshme. Megjithatë, në shumë raste bëjmë të njëjtën gjë të gabuar: Dashurohemi me dikë që na bën të vuajmë, takojmë një tip egoist, që mendon vetëm për vete, ose dikë që është i lidhur dhe nuk ka ndërmend të lërë gruan/partneren/të fejuarën dhe kështu me radhë. Po sikur problemi të qëndronte tek ne? Ose më saktë, sikur gabimi në dashuri të mos ishte gë tjetër veçse përsëritja e një mekanizmi të gabuar, për të cilin nuk jemi të ndërgjegjshme? Kemi pyetur një psikolog dhe psikoterapeut çiftesh dhe ja cilat kanë qenë këshillat e tij...

1. Mundohu të bashkërendosh anën racionale me atë emotive

Një nga problemet më të mëdha, thotë specialisti, lind kur pjesa logjike dhe emocionale jona kërkojnë gjëra të ndryshme. Logjika më thotë të kërkoj një burrë besnik, emotiviteti kërkon ato tensione që lindin vetëm me dikë që më mban si mbi gjemba, nuk më jep siguri, më tradhëton. E rëndësishme është pra të bashkërendojmë anën tonë racionale me atë emotive. Sigurisht që ky duke dalluar emocionet që “na bëjnë keq” dhe duke i vënë nën kontroll. Me një fjalë mundohuni të mos dashuroheni me djalin e prapë, që ju duket maço, etj, por me dikë me të cilin ju lidhin parime dhe ideale të njëjta për jetën.

2. Zëvendësoji emocionet negative me ato pozitive

Për të evituar gjithmonë të përsërisim të njëjtat gabime më dashuri, këshillon përsëri specialisti, është e rëndësishme të mbushemi me emocione pozitive. Nëse ana jonë emocionale është “e uritur” duhet ta kënaqim me emocione pozitive, që na bëjnë të ndjehemi mirë. Me një fjalë është pak si ushqimi: Duhet të mësojmë të vlerësojmë ushqimet e shëndetshme dhe nuk është e thënë se kështu duhet të heqim dorë nga gjërat e shijshme...

3. Faktori kohë është thelbësor.

- cionet që na bëjnë keq dhe t’i zëvendësojmë me të tjera, të kuptojmë arësyen e gabimeve tona të përsëritura. Megjithatë kjo nuk bëhet menjëherë. Nëse je mësuar me “emocione të forta”, por në të njëjtën kohë shkatërrimtare ose negative, nuk mund të kalosh menjëherë tek emocione më të shtruara, por ajo që ka rëndësi dhe të mundohesh ta thyesh atë.

4. Analizo lidhjet e jetës tënde

Duhet të analizojmë dashuritë tona, t’i shohim me një sy sa më “objektiv”, sepse kjo na bën të mundur të dallojmë skemën e sjelljes që, duke u përsëritur, na shtyn të bëjmë gjithmonë të njëjtat gabime. Është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë na tërheq dhe pse, cilat nevoja duam të kënaqim dhe çfarë kërkojmë tek të tjerët. Për shembull, jeni e ndrojtur dhe kërkoni një djalë të shkathët, të “prapë”, që të plotësojë ato gjëra që nuk i arrini dot vetë? E keni menduar se çfarë pasojash mund të ketë kjo...? Apo ju pëlqen të urdhëroni dhe gjeni dikë të shtruar dhe të butë, për të cilin e humbisni pastaj shpejt interesin dhe dëshirën?

5. Lejoja vetes përjetimin e emocioneve

Siç e thamë, kujton specialisti, zgjidhja e gabimeve kërkon durim dhe një punë të gjatë analizimi të vetvetes. Lejoja vetes luksin e përjetimit të emocioneve deri në fund, duke mos patur frikë nga ajo që ndjen. Vetëm kështu është e mundur të evidentojmë nevojat më të thella të anës sonë emocionale dhe të mund t’i “korrigjojmë” me ato që na bëjnë mirë.

5. Kurseji pak energjitë e tua

Pasioni që të konsumon gjithë energjitë të jep idenë se po jeton në mënyrë intensive, por shpesh të lë pa energji dhe të hutuar. Edhe t’i dedikohesh krejtësisht një personi është një gabim që bëjmë shpesh dhe na bën të themi se kemi dhënë më shumë sesa kemi marrë. Nuk bëhet fjalë të vësh në provë partnerin, por dhe ta kërkosh. Kështu mund të kuptosh sa i përfshirë është tjetri në lidhje. Nëse përgjigjia është negative edhe ndaj kërkesave të vogla duhet të shohësh në sy realitetin dhe të mos krijosh iluzione të kota. Nga ky person nuk do të merrni atë që dëshironi nga një lidhje dashurie.

6. Lejojini vetes thyerje të vogla rregullash

Një tjetër gabim që bëjmë dhe që qëndron në bazë të disa dështimeve dashurore, sido- mos në lidhjet afatgjata, është tendenca për të nxjerrë në pah imazhin më pak joshës të vetes. Kemi tendencë të shkarkojmë tek tjetri gjithë problemet tona, duke harruar rëndësinë që ka vazhdimi i lojës së joshjes që u pëlqen të dyve dhe si përfundim rrimë vetëm duke u ankuar. Një shembull? Sa herë i jeni ankuar partnerit se keni shtuar në peshë, se ju janë krijuar tulet aty dhe atje, duke krijuar një imazh jo joshës në sytë e tij? Kundër këtij gabimi, e vetmja zgjidhje është t’i kushtosh vetes momente të shkurtra, thyerje të vogla rregullash në mënyrë që të mos e shohim vetes gjithmonë në të njëjtin këndvështrim. Sigurisht, nuk po ju themi të tradhëtoni, por të thyeni zakonet e konsoliduara në mënyrën se si e shohim vetes dhe ia tregojmë atë të tjerëve. Nganjëherë mjafton të veshim një fustan, të cilin nuk e kishim imagjinuar se do të ishte i përshtatshëm për ne... DY SHOKË LIDHEN PËR 40 DITË DHE TREGOJNË EKS

PERIENCËN E TYRE NË NJË BLOG. E keni imagjinuar të lidheni dhe të bëni dashuri me një shok, me të cilin keni shoqëri prej shumë kohësh? Xhesika Ualsh dhe Tomoti Gud ë 30 vjeçarë, e kanë provuar këtë eksperiencë dhe tregojnë në sitin e tyre të internetit lidhjen e tyre 40 ditore. Dy shokët, beqarë dhe të më ë-ditore dhe zhgënjimet dashurore, vendosin të lidhen së bashku, një ë që do të zgjaste 40 ditë nga 20 marsi 2018. “Çifti” duhej të respketonte vetëm 6 rregulla:

“Një: Ne do shihemi përditë, për 40 ditë rrjesht. Dy: Do të takohemi si të dashuruar të paktën tre herë në javë. Tre: Do të takohemi me një psikolog çifti një herë në javë. Katër: Do të bëjmë një udhëtim së bashku në fundjavë. Pesë: Do të mbushim përditë një pyetësor dhe do të mbajmë shënime të rregullta. Gjashtë: Nuk do të bëjmë takime dashurore me njerëz të tjerë gjatë kësaj periudhe dhe nuk do të kemi marëdhënie seksuale me të tjerë”. Këto rregulla na kujtojnë pak disa replika të ësi me pë “REVENGE PORN”- HAKMARRJA PORNOGRAFIKE,

OSE HAKMARRJA E ISH-IT INATÇI. Ju e keni bërë të ëndërrojë, keni pë ësjellja e tij dhe pastaj e keni lënë...Tani ai ju urren për vdekje. Ja skema klasike e ishit inatçi që do mbase së shpejti do të hakmerret ndaj jush. Si? Duke praktikuar “revenge porn”, pra duke publikuar në sitet e specializuara fotot dhe videot tuaja të realizuara në situata kompromentuese, në intimitetin e dhomës së gjumit. Një ër atë që zien ende nga inati, poshtëruese për viktimën.

Në SHBA, moda e “revenge porn” u lançua nga siti IsAnyoneUp dhe themeluesi i tij, Hanter Mur, me më shumë se 300 mijë vizita në ditë. Megjithëse siti u mbyll më pas, site të tjera hapen vazhdimisht për këtë qëllim. Përballë një problemi të tillë, shteti i Kalifornisë ka vendosur të veprojë sa më shpejt të jetë e mundur. Senatori Antoni Kanela ka depozituar një propozim ligji për të ndaluar shpërndarjen e këtyre klisheve, që dëmtojnë reputacionin e viktimave. Ky ligj ndalon edhe shpërndarjen e fotove në internet edhe kur ish-partneri është dakort dhe parashikon një dënim me 6 muaj burg, si edhe një gjobë prej 1000 $ (750 euro)..

Edhe Franca nuk mbetet pas me krijimin e sitit “revenge porn”, i titulluar Jemevenge.com (unë hakmerrem.com). Sipas Komisionit Kombëtar të Informatikës dhe Lirive në Francë, është e mundur të ankohesh në gjykatë, megjithëse proçesi zgjat (duhet të presësh afro 2 muaj). Në vitin 2016 janë depozituar më shumë se 1000 ankimime të tilla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.