Poezia juaj Perëndim dielli..

Intervista - - POEZI -

Largohesha fshehurazi, ti më ndiqje nga pas. Të shtëngoja në harkun tim, ashtu të skuqur si prushi Dhe dy liqene gëzimi mbi faqe shfaqeshin në çast. E nesermja na gjeti ndryshe, u rritem si pa e kuptuar Nga vetja, pretendonim më shumë, të na sillte pranverë. Jorgani i vjetër qe mbledhur, e na la këmbëzbuluar Çelsi i ndryshkur i kohës, s’hapte më asnjë derë. - tra Ashtu siç bën klloçka me zogjtë e saj. Sëndet i le peng, bashkë me kujtimet e zbrazëta Dhe e porosite nënën, e porosite të mos qajë. Shtëpia, korridor i ngushtë që zëra më s’ka! Aq sa rrotull e rrotull do ti sillem avllisë. Me kosto shpirtërore shpërblehen gjërat e medha Por një kaçurele do ma kesh lenë, mbi gjethe të hardhisë. Ty, të priti krahëhapur statujë e lirisë. Unë, piva mushtin e dehjes vite më parë Dhe me valët e Egjeut lundrojmë ëndrrat e rinisë. ‘Kushtuar motrës sime të vogël’

MIMOZA BERISHA

Sot preka perëndimin e diellit, Zgjata duart dhe ndjeva të ulet në pëllëmbët e mia. Ndjeva ngrohtësinë e tij shpirtërore, Ndjeva zjarrin dhe epshin që e digjte dhe e djeg prej shekujsh. Ishte i etur, i etur për dashuri, Puthte si i marrë vijën ndarëse të horizontit, Deti i shuante etjen cdo mbrëmje. Deti ishte e dashura e përmalluar që e priste në shtrat, Në shtratin e saj të madh ngjyrë blu. Ndjeva pëllëmbët të më ftohen , Futa duart në det dhe magjia më përpinte brënda saj. Ndjenjë,epsh,zjarr që shuhej nga puthjet. Puthjet e dallgëve të detit në duart e mia. Sot preka perëndimin e diellit.

ANILA KARAPIDOU

Selanik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.