Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

- A nuk mendoni se kenë shumë frikë femrat për t’iu afruar? Pse ndodh kjo sepse po më duket e çuditshme? Ani

- Pasi na janë bërë meshkujt si femrat tani prandaj po ndodh kjo gjë. Femrat më në fund kanë krijuar pavarësi, janë të zonjat, nuk kanë nevoje patjetër për mbështetjen e një mashkulli. Edhe fëmijët mund ti bëjnë pa pasur nevoja të kenë patjetër një mashkull në krah, më në fund po i marrin femrat frenat në duar, se boll kemi qënë të shtypura për shekuj me radhë. Ndërsa meshkujt po na bëhen homoseksuale. Sara.

- Me siguri të ka ra për pjesë ndonjë pallosh moj Ani, se unë për vete skam frikë asnjë femër, po deshe dhe njihemi, që të të vërtetoj të kundërtën si thua ti? Këta meshkuj që kanë frikë duhet të jenë homoseksualë. Geni.

- A është e drejtë t’i thërrasësh vjehrrës “nënë”, kur kokën ta ka bërë dikush tjetër? Tina

- Mund t’i thërrasësh dhe “edra” po të duash, s’ka ndonjë gjë të keqe (bëj shaka). Nëse është një nënë e vërtetë dhe të respekton, pse të mos i thërrasësh nënë? Në fund, ajo është që ia ka bërë kokën atij që ke përkrah. Dora

- Po ku ka si nëna jote moj motër, por hajt mo me i bo qe Tana

- Sa të pavarur ndiheni në familje dhe a keni problem të shpreheni lirshëm për çdo lloj teme me ta? Bora.

- Unë, si njeri, ngaqë shprehem lirshëm në disa raste nuk ndihem shumë i pavarur, por ka raste që e them dhe nuk më frikëson aspak reagimi i tyre, edhe pse jam vetëm 15 vjeçe. Çdo gjë e them siç më vjen, të mendojnë ç’të duan. I dua shumë, por unë nuk e mbaj dot përbrenda atë që kam. Kristia

- Edhe unë ndihem e lirshme të ë familje. Kledia

- Në qoftë se do të merrnit vesh që shoqja juaj e - rin tuaj, si do të vepronit? Meri.

- Do i uroja gjithë të mirat sëbashku. Cani

- Edhe unë do i uroja gjithë të mirat bashkë me të fejuarin. Flavia.

- Do i çoja në Tropojë e do ti bëja një xhiro me trapin e Valbonës haha. Linda Tropojë

- Është tmerrësisht e vështirë, e paparashikueshme ç’mund të bëja. Vina

- Në djall të dy. Vjollca

- Si ka mundësi që shumë femra tani më shumë i kushtojnë rëndësi paraqitjes duke bërë botokse, gjoksin, etj. sesa formimit profesional, inteligjencës? Mos vallë është faji i meshkujve që shikojnë më shumë paraqitjen? Vali.

- Një pjesë është faji i meshkujve, por edhe i medias dhe gjitha programeve kompjuterike që tashmë i bën dhe plakat shumë të reja. Femrat shohin njëra-tjetrën dhe ndihen si në konkurrencë. Elena.

- E bëjnë për inat të njëra-tjetrës, se ne nuk u kërkojmë të na servirin gjokse dhe buzë fallco. Mandi.

- Do të lidheshit me shokun e ngushtë të ish-të dashurit nëse jua kërkon një gjë të tillë? Dorina.

- Nëse do të shikoja që vërtet më dashuron, po, do të lidhesha. Ne kemi ngel, ruaju nga familja, ruaju nga shoqëria, ruaju nga publiku dhe askush nuk e vret mendjen se çfarë pësojmë kur ndihemi të braktisura. Nëse do më pëlqente, nuk më intereson, do të lidhesha dhe kaq. Sa mirë më dha shqelmin ai?! Atëhere, pse të mos ia kthej dhe unë në të njëjtën mënyrë, por më keq, t’i marr shokun e ngushtë? Neda

- Jo, është diçka e ulët për mua, për ishin dhe për atë që do jem nesër pasnesër me të. Malvina

- Do preferonit të ishit milionerë edhe pse me kokën në rrezik, apo të varfër dhe të qetë? Eltoni

- Tani pasurinë të gjithë e duan, por më mirë i varfër dhe të jetosh i qetë dhe në paqe dhe me dashuri, sesa milioner dhe i rrezikuar gjatë gjithë jetës e me ankth. Kjo është preferenca ime. Kristi.

- Më mirë gjumë tullë sesa pa gjumë gjithë natën. Mistike

- Çfarë nuk do falnit në jetën tuaj? Enida

- Nuk do t’ia falja dashurine asaj qe nuk e meriton dhe do falja jetën per ate qe do me falte dashurine e sinqerte. Deti

- O Lb 5! Unë, në jetën time, s’do fal tradhtinë nga njeriu i zemres sepse e kam perjetuar një herë këtë. Ju puç. Eloisa

- Ne jeten time nuk fal nje gabim qe kam bere: Qe i shpreha dashurine time njeres nga shoqet me te ngushta qe - sim me sot e shtatë vjet. Toni

- Si mendoni, a eshte magjepsëse dhe mistike ajo qe quajme “telepati”? Imagjinoni te perdorej ne te mire te njerezimit, kundra krimit te paramenduar. Enola

- Moj Enola! Kjo pyetja jote futet tek ato të veçantat. Sigurisht, jam pro asaj që thua ti. Ledio

- Do ishte mrekulli. Mario

- Përshëndetje të gjithëve! Unë kam nje pyetje per meshkujt: Pse i urreni femrat me gjoks te madh? Kam lexuar, madje njëherë edhe këtu tek “Intervista” se disa djem kërkojnë mënyra për të zvogëluar gjoksin e

- Mua më pelqejnë shume femrat me gjoks te madh dhe pak te mbushura. Secili ka preferencat e tij. Une jam kunder metodave, pra, jam pro natyrales. Leo

- Nuk e di kush e ka thene qe nuk i pelqen femrat me gjoks te madh? Per mua ka qene budalla. Hansi

- Anisa, kush te ka thene se ne meshkujt i urrejne femrat me gjoks te madh? Per mua rendesi ka te me doje! Alteo

- E dashur Anisa, atë që ti ke lexuar ne ”Intervista” qe ti ke lexuar do te thote diçka tjeter! Meshkujt nuk i urrejne femrat me gjoks te madh, por ngaqe te dashurat bien shume ne sy, ata mundohen te gjejne menyra per t’ua zvogeluar! Korçarka

- Cila është cilësia që s’do ta duronit dot te një njeri? Goni

- Une s’duroj dot personat qe dine vetem te mburren. Me jepet rasti te takoj shpesh ca persona qe çdo bisede qe bejme, dashur pa dashur e kthejne ne mburrje. Eshte kaq e merzitshtme kjo gje, aq me teper kur i njeh dhe s’eshte nevoja te vetëmburren! Liza

- Ç’mendim keni per vdekjen? A keni frike prej saj? Ç’vend ze ajo ne psikologjine tuaj? Melisa

- Une nuk mendoj kurre per vdekjen. Mendoj se njerezve te dobet dhe me probleme u shkon mendja te ajo. X

- Melisa, mua me tremb shume fenomeni “vdekje”. Me shume tmerrohem per njerëzit e mi te dashur sesa kur mendoj per vdekjen time. Pse? Sepse vete nuk ndjej me asgje nese vdes, por ama kur mendon se vdekja mund te marre njerezit e tu dhe s’t’i kthen me kurre ne jete eshte nje dhimbje e pafundme. Liza

- Mendoni se te gjitha aktoret e modelet e arrijne suksesin vetem nepermjet rrugeve jo shume te ndershme? Ju lutem, dua

- Nuk eshte e vertete. Shkallët e karrieres ngjiten në bazë te aftesive qe ke dhe jo vetem me pune te pisëta, por kujdes! Ku ka ze s’eshte pa gje. Arti eshte art. Te uroj suksese. Veten e ke vete ne dore. Me respekt, Leo

- Bota e modelingut eshte bota me e felliqur, aty ke pederasta, modela zhigolo, modele si dele (kafsha me e trashe) qe marrin shembull njera nga tjetra per keq. Nje bote e bukur ne siperfaqe dhe enderr e shume vajzave budallaqe. Teo

- Belisa, pa hyre ne nevojtore nuk behesh aktore dhe pa u bere piss nuk behesh miss. Karagjozi

- Cila eshte ëndrra juaj per te ardhmen? Kristina

- Endrra ime eshte te bej universitetin ne Amerike. Xana

- Endrra ime eshte te kem nje klub te Blloku dhe ta menaxhoj vete. Curri

- Për ju që jeni fansa të muzikes. Pse dhe si ndikon muzika mbi gjendjen tone shpirterore? Kristjani

- Ndikon ne gjendjen tone shpirterore sepse vete muzika buron nga shpirti. Muzikanti

- Kristjani, mendoj qe muzika ndikon shume ne gjendjen shpirterore, te pakten te mua... Ndikon nga tingujt, melodia e fjalet ne te cilat shpesh here gjejme veten tone ne periudha te ndryshme. Gjithashtu, varet edhe se sa e ndjejme ne ate. Kuklla

- A është bixhozi një zbavitje e pademshme? Kristjani

- Kristjani, bixhozi s’eshte gje tjeter veçse nje ves të cilin s’mund ta quash zbavitje te pademshme. Njoh shume njerez te cilet kane humbur shtepine, leket, gjithçka per shkak te ketij vesi. Driti

- Bixhozi të fut në dhe, ty familjen e kush të afrohet ty, ti thua ves i padëmshëm. Livia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.