Dental në kripë

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Rizoto me karkalecë, kërpudhë dhe asparag

Përshëndetje gazeta, urime për rubrikat tuaja, sidomos për rubrikën e kuzhinës, të cilën unë e ndjek me shumë kujdes dhe botoni receta shumë të veçanta. Do doja që këtë numër të botonit një recetë të rizotos të gatuar me diçka të veçantë që të jetë edhe e shijshme por edhe estetike. Faleminderit, Mela nga Tirana

Përgjigjet Emanuela e Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:- E dashur Mela, faleminderit që na ndjek dhe na vjen mirë që të kanë pëlqyer recetat tona. Sigurisht që edhe për ty do botohet një recetë e veçantë e gatimit të rizotos, që është ajo me kërpudha dhe asparag. Përbërësit për këtë gatim janë këta: Kërpudhë 1 kokërr Karkalecë 6 copë (të pastruar) Oriz 200 gr Vaj ulliri Kripë Gjalp Majdanoz

Verë e bardhë Përgatitja:

Marrim një tigan e mbushim me ujë dhe e vëmë në zjarr. Shtojmë orizin dhe e lëmë deri në gjysmëzierje. Më pas presim kërpudhën dhe asparagun në kubikë. Vëmë një tigan tjetër në zjarr dhe i hedhim vajin, karkalecat, kërpudhën dhe asparagun. I kavërdisim bashkë dhe i shuajmë me verë të bardhë. E lëmë pak të avullojë vera dhe i shtojmë dy garuzhde me ujë dhe orizin e zierë deri në gjysmëzierje dhe shtojmë kripë e gjalp. E lëmë të ziejë dhe në fund i shtojmë majdanozin e prerë imët. E vëmë në pjatë asparagu. Pjata është gati. Ju bëftë mirë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.