Si të kem bel të hollë?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

PIJA CIGARE - Para dy netësh kam parë ëndërr sikur po pija duhan dhe e pija shpejt. Në realitet, unë e urrej duhanin. Tina

- E dashur Tina, pirja e duhanit ka lidhje me një shqetësimin tuaj dhe kryesisht, me shëndetin. Ju po përpiqeni ta mbroni veten dhe të tjerët nga ajo që ju shqetëson. Gjithsesi, ndoshta keni krijuar edhe varësi ndaj diçkaje ose ndonjë personi në veçanti dhe kjo po merr përmasa serioze, ndaj jeni shumë e shqetësuar. Pra, ëndrra tregon një shqetësim. Nëse është kështu siç ju themi, atëherë jepini kurajo vetes dhe luftoni ndaj varësisë që të ndiheni më mirë dhe të mos shikoni ëndrra të tilla. DIELLI - Kam parë në ëndërr sikur isha në një vend ku bëhej fizioterapi dhe futej një diell i fortë nga dritarja. Rrezja binte më së shumti në shtratin ku do të shtrihesha, prandaj mundohesha ta mbyllja perden. Një shok aty më thoshte të mos e mbyllja se ishte mirë dhe se kjo do ta inatoste pronaren. Mundohej të ma mbushte mendjen dhe më afrohej duke më parë në sy, shumë pranë meje. Ç’do të thotë kjo ëndërr, ju lutem?

- Kjo është një ëndërr shumë e mirë, që parashikon gjëra pozitive në jetën tuaj. Nëse keni ndonjë problem shëndetësor, një ëndërr e tillë tregon që është kalimtare dhe ju do ta merrni veten. Nëse ka diçka që çalon në jetën personale në punë, në shkollë varet çfarë statusi keni ju, gjithçka do të përmirësohet tani e tutje. Dielli i fortë, rrezja që ju prek juve është një parashikim shumë i mirë dhe tregon që do ta merrni veten. Shoku janë këshillat që ju janë dhënë kohët e fundit dhe që duhet t’i zbatoni, pasi janë në të mirën tuaj. RETË E ZEZA - Përshëndetje. Kam parë në ëndërr sikur ndodhesha në oborr dhe po shikoja nga qielli që ishte i mbushur plot me re të zeza. Në një moment u shfaq një kalë larosh që ecte lart në qiell, pastaj shkëputej e vinte në tokë, duke ecur përsëri dhe më pas ngrihej lart në qiell. Me mua ishte edhe gjyshja. Ju lutem, më tregoni, çfarë kuptimi ka?

- Shfaqja e qiellit në ëndërr ka shumë kuptime. Në rastin konkret, duhet të keni kujdes nëse keni bërë plane për një projekt, udhëtim apo diçka tjetër. Gjithsesi, mos u nxitoni të merrni vendime për ta realizuar planin për momentin. Retë e zeza nuk janë një paralajmërim i mirë, ndaj mos u nxitoni. Kali jeni ju që përfaqëson një person të fortë, guximtar, fisnik, që është gati të marrë përsipër çdo rrezik, vetëm për të arritur atë që dëshiron. Ama, ëndrra ju paralajmëron që për momentin, nuk duhet të merrni asnjë vendim. Gjyshja përfaqëson pjekurinë, këshillën, që ka lidhje me çfarë ju thamë gjer tani. KRIMBAT NË TRUP - Ju lutem, më thoni, ç’do të thotë të shikosh krimba në ëndërr? Unë sikur kisha nëpër rroba. Ishte një ëndërr e shpifur, por nuk e mbaj mend me detaje. Po mundohesha t’i hiqja, por nuk ia arrija dot.

- Ëndrra juaj parashikon një lloj dobësie në përgjithësi në shëndet, por edhe psikologjikisht dhe shpirtërisht. Duhet të keni kujdes nga personat e shtirur që ju rrethojnë kohët e fundit. Këshilla në këtë rast është që të kujdeseni në radhë të parë për shëndetin dhe të mos i lini pas dore ca probleme që keni, edhe nëse duken të vogla.

Kam një pyetje përsa i përket hollimit të belit. Unë kam trup të rregullt në përgjithësi, por belin e kam pak të gjerë dhe kam tendencën të vë dhjam në atë pjesë të trupit. Do të doja ta kisha më të hollë. Çfarë ushtrimesh më këshilloni?

Skerdi Pasha, instruktor, tel 0695445228:Përshëndetje! Beli i hollë dhe pa dhjam është - fesionit tonë. Të gjithë kërkojnë një bel të hollë, dhe si për ironi të fatit, muskujt që futen më pak në punë janë pikërisht muskujt e belit. Edhe depozitat e tepërta ku masa ushqimore konvertohet në dhjam janë pikërisht te pjesa e belit. kur zgjohesh në mëngjes. Pra, pjesa e barkut duhet të mbahet lehtë e tensionuar. Ju femrat, kur shkoni nëpër evenimente, vishni fustane paksa të ngushtë, edhe si pasojë mbani pak të shtrënguar barkun të vetëforcuar. Por ju këtë duhet ta bëni gjatë gjithë ditës. Edhe më së shumti gjatë palestrës, ecjes në pistë apo natyrë! Në këtë mënyrë, ju aktivizoni të gjithë muskujt e barkut përreth belit. Tjetër gjë që duhet të bëni, është të bëni ushtrime për muskujt e barkut, dhe më të mirat janë - sht ato që quhen “planks”. Tjetër gjë që duhet të keni parasysh, është që duhet të ushtroheni fort në palestër, dhe të rrisni masën muskulare. Trupi është edhe shëmbëllim. Dua të them që nëse - ni shpinën dhe kofshët dhe rrumbullakosni vithet, atëherë detyrimisht do të dukeni më të hollë në bel, edhe pse s’e keni në gjenetikë belin e hollë. Sigurisht, duhet të keni kujdes me ushqimin. Pas orës 2 të drekës, s’duhet të konsumoni asgjë me përmbajtje sheqeri. Pra, duhet të konsumoni sallaturina, perime, shumë pak fruta, dhe ushqime me përmbajtje proteinike. Këshillat e mia, të rimodeluara, janë: 1. Vetëtensionim të barkut; 2. Ushtrime barku, kryesisht “planks”; 3. Rritja e masës muskulare; 4. Ushqyerje e rregullt!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.