Avokat Alban Duraj i përgjigjet pyetjeve tuaja A i takon pronë babait kur nuk ka kontribuar?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshendetje avokat, jam një djalë nga Vlora 38 vjeç i martuar kam dhe një djalë të vogël. Kemi nje problem pronesie. Ne vitin 97 me kembnguljen e babait dhe pa deshiren e nenes shitëm apartamentin dhe babai piramidale ndersa nena pjesen e saj e investoi dhe ndërtuam një shtëpi në tokat nga ana e babait të saj. Shtëpia ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë -Vlorë. Ne si familje emigruam ne Greqi. Unë mamaja dhe vëllai i vogel kemi punuar gjatë gjithë kohës ndersa babai asnjehere. Kemi jetuar afro 20 vjet ne greqi dhe shtëpia që nga themelet dhe deri ne taracë është bërë me lekët e nenës. Nga legalizimet kemi marre vetem dy zarfa dhe këto zarfa janë ne emër të babait. Këtë vit prinderit e mij janë divorcuar për shkak të nje xhelozie të semurë të babait. Problemi eshte tani si do behet pjesetimi i pasurise? A i takon me ligj babait të ketë pjese ne kete shtepi ku ai nuk ka kontribuar asnje kokerr leku per kete shtepi? Theksoj se vellai eshte i pamartuar dhe nuk jeton me asnje nga prinderit jeton menjane.

Përshëndetje zotëri, Ju falenderoj shumë që kontaktuat me rubrikën “ju pyesni, avokati përgjigjet”!

Për sa i përket problemit tuaj, mund t’ju sqaroj se çdo pasuri e luajtshme ose e paluajtshme e cila është krijuar pas martesës konsiderohet pasuri e cila është krijuar nga të dy bashkëshortët. Pra. Kodi i Familjes e konsideron rregjim pasuror të përbashkët pasurin e cila krijohet pas martesës dhe në rastin konkretë nuk ka asnjë mundësi ligjore për të shmanguar këtë sanksionim që ka vendosur ligjvënësi. I vetmi përjashtim për të përjashtuar bashkëshortët nga regjimi pasuror i përbashkët është në rastet kur përpara lidhjes së martesës të ndahej paraprakisht ky regjim, cfarë do të thotë se pasuria e cila do të krijohej pas martesës do të ishte individuale për sejcilin bashkëshortë.

Ndërsa për sa i përket lejes së legalizimit, ndonëse ajo ka dalë në emrin e babait tuaj, ajo sërisht konsiderohet e përbashkët me nënën tuaj sepse është krijuar para se të zgjidhej martesa. Lidhur me pretendimin tuaj dhe të vëllait tuaj nga pasuria e krijuar nga prindërit.

Uroj që këtë problem ta zgjidhni me marreveshje mes palëve!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.