Ja disa zakone të shëndetshme:

Living - - SHËNDET & MIRËQENIE -

1 konSumo një vakt të lehtë në darkë, që të tretet mirë, kështu mund të bësh një gjumë të rehatshëm.

2 ec rreth tridhjetë minuta në ditë ose shko rregullisht në palestër.

3

uShqehu ShëndetShëm dhe hiq dorë nga dietat që gjen në internet, të cilat premtojnë humbje të shpejtë në peshë. Shëndeti është në dorën tënde, kështu që kujdesu për të, duke i kushtuar rëndësi çdo ushqimi që konsumon.

4 bëj një liStë me uShqimet e dobishme për shëndetin. mos bli ushqime të gatshme apo ëmbëlsira, sepse do të tundohesh t’i hash, nëse i ke në shtëpi.

5 Shijo gatime me perime të freskëta të stinës! Supat, sallatat, tavat me perime janë burime të shkëlqyera vitaminash, mineralesh dhe energjish.

6 pi Shumë ujë dhe lëngje frutash e perimesh të freskëta, çaje bimore dhe smoothie me fruta të stinës.

7 hiq dorë nga produktet që përmbajnë sheqer, nga alkooli, ushqimet e konservuara dhe nga fastfudi!

8 dil në ajër të paStër. bëj vrap ose një shëtitje me biçikletë! merr frymë thellë dhe shijo natyrën që të rrethon!

9 në pranverë, mund të provoni edhe pastrimin e organizmit, që ndryshe njihet me emrin

“metoda detox”. Për këtë, rekomandohen pije të përgatitura duke kombinuar perime të ndryshme dhe erëza të freskëta. Që ta pastroni plotësisht organizmin, pini lëngje të tilla një herë në javë për tre muaj rresht, ose dy herë në javë për 1-3 javë rresht. Pini çaj bimor me limon, mjaltë, xhenxhefil dhe kanellë, sepse ndihmon tretjen dhe qetëson organizmin.

10

merrni mjaftueshëm magnez dhe kalcium.

Për këtë, këshillohet të pini çaj mente dhe hithre para gjumit. 11 moS flini në drekë,

përveçse kur jeni shumë të lodhur. Pushoni 20-30 minuta duke lexuar apo dëgjuar muzikë. 12

ditët me diell dhe puhizat e lehta bëjnë që lëkura juaj herë të jetë e thatë dhe herë e yndyrshme. në këtë periudhë, duhet të kujdeseni shumë për lëkurën, sepse rrezet e diellit të pranverës janë shumë të dëmshme, ndaj përdorni gjithmonë krem fytyre me faktor mbrojtës. 13 paStroni lëkurën në

thellëSi. Përdorni skrabe (pastrues) të përgatitura me tërshërë, miell bajamesh, petale të thërrmuara trëndafili etj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.