3. Pranverë në mendJen tënde

Living - - SHËNDET & MIRËQENIE -

1

Çlodhe mendjen dhe kënaqe shpirtin me muzikë të mirë! teksa po shkruaja këtë nëntitull, me jehoi në vesh pjesa “Pranvera” e antonio vivaldit, të cilën e dëgjoj shpesh, sidomos kur vjen stina e pranverës. ti që po lexon këta rreshta, shkëputu për një çast dhe vendos në sfond këtë pjesë të mrekullueshme muzikore, shijoje dhe atëherë do të më japësh të drejtë se pse unë e dëgjoj kaq shpesh. edhe shkenca e ka pranuar që rrezet e ngrohta pranverore, ajri i freskët, kënga e hareshme e zogjve, kaltërsia e qiellit dhe gjelbërimi i natyrës e ngazëllejnë shpirtin njerëzor.

2 vizito vende të bukura pranë detit, malit, pyllit dhe mendo sa i bekuar je që mund t’i shohësh me sytë e tu ato bukuri natyrore.

3 vizito ekspozita dhe galeri arti, të cilat janë të panumërta në pranverë.

4 lexo libra të mirë! libra të tillë janë ushqim për mendjen. më kujtohet se, kur lexova librin “cranford” nga botimet “living”, pranverën e kaluar, për ditë me radhë më dukej sikur isha në një atmosferë sallonesh çaji mes zonjash dhe bisedash të fisme. menjëherë pas tij, lexova “vajza e Pirenejve”, nga e njëjta shtëpi botuese, dhe ngjarjet më përfshinë të tërën, sepse kisha dëshirë të mësoja për fatin e personazheve kryesore. Për të gjithë ju lexues, unë dëshiroj t’u jap një këshillë miqësore: mos blini librin e parë që ju del përpara. mendohuni mirë kur blini një libër, shikoni shtëpinë botuese që e sjell në shqip dhe zgjidhni përkthimet më të mira.

një libër i mirë është një botë më vete, i cili të çon në një realitet tjetër, dhe njëkohësisht është një dhuratë e çmuar që i bëni vetes. Përcilleni dashurinë për librin edhe te miqtë, fëmijët apo familjarët e tuaj! lexoni më shumë dhe kaloni më pak kohë në televizor apo në rrjetet sociale. mendja jonë ka nevojë për ushqim të mirë, për biseda të këndshme dhe këshilla të çmuara.

5 bisedo dhe mëso nga njerëzit e mençur; TED talks janë përherë një alternativë e mirë. Shijoje pranverën në trupin, shpirtin dhe mendjen tënde, sepse ajo vjen vetëm një herë në vit!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.