2. Pranverë në shPirtin tënd

Living - - SHËNDET & MIRËQENIE -

ËsHtË e vËsHtirË tË vËsH sHpirtin nË paqe apo t’i bËsH pyetje tË tiLLa vetes: Çfarë këndvëShtrimi kam unë për jetën? cili ëShtë vendi im në jetë, në Shoqëri? kam rënë në depreSion apo ëShtë thjeSht diÇka kalimtare?

Jeta jonë është e mbushur me ngjarje të gëzuara e të hidhëruara, që na shkaktojnë një sërë ndjesish dhe emocionesh. mund të ndodhë që ndonjë ngjarje ta përjetojmë shumë dhe emocioni që kemi ndier, të na kthehet në një problem të vërtetë. gjithmonë duhet vendosur një ekuilibër mes marrëdhënieve personale dhe atyre profesionale. Shumë gjëra që në pamje të parë mund të duken të vogla e të parëndësishme, mund të kthehen në një pengesë të vërtetë për të ruajtur një harmoni mes marrëdhënieve personale dhe profesionale.

Është e rëndësishme që të zhvillojmë te vetja tipare si butësia, mirëkuptimi, falja, mirënjohja, sepse këto të ndihmojnë të gjesh qetësinë e brendshme dhe të jashtme. një mënyrë për ta bërë këtë, është që të ftoni familjarë apo miq për një “pastrim” / “detox” të brendshëm. flisni me njëritjetrin, duke treguar qëllimet që keni dhe kujtojini shoshoqit se sa i rëndësishëm është “pastrimi” i shpirtit nga toksinat, të cilat shkatërrojnë marrëdhëniet dhe qetësinë shpirtërore. lëreni dashurinë për jetën, për të tjerët, për profesionin apo dëshirën për të bërë karrierë e për të marrë përsipër projekte të reja që t’ju udhëheqë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.