Skrab fytyre i përgatitur në shtëpi

Living - - SHËNDET & MIRËQENIE -

përbërëSit:

1 lugë gjelle tërshërë të bluar 1 lugë çaji miell bajamesh 1 lugë gjelle mjaltë

2 lugë gjelle qumësht kokosi 1 lugë çaji vaj bajamesh

Përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe masën e përgatitur vendoseni në fytyrë me lëvizje rrethore, duke e masazhuar fytyrën lehtë për 5 minuta. Pas 10 minutash, shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. në fund, mund të vendosni kremin hidratues (mundësisht bio) ose pak vaj kokosi.

me rritjen e temperaturave, njeriu fillon dhe djersin më shumë. Djersa, duke u përzier me pluhurin, shkakton akne, të cilat mund t’i mbani në kontroll, nëse përdorni tonikë me ujë trëndafili apo me borzilok.

Për të përgatitur këta tonikë, zieni petalet e këtyre bimëve me ujë të pastër, lërini të ftohen dhe përdorini 2 herë në ditë me anë të një pambuku për pastrimin e fytyrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.