Çfarë është ekografia 3D/4D

Rendim çdo ditë vrullshëm, me synime, dëshira, detyra dhe me bindjen se do t’i japim fund edhe një dite, pa e menduar se nga çasti në çast, gjithçka mund të përmbyset. U jepemi nevojave materiale: rropatemi për një shtëpi më të mirë, një makinë të bukur d

Living - - PRANVERË 2017 -

Gjithkujt mund t’i këtë ndodhur së paku një herë, të gjendet brenda një pavijoni spitali, për veten, për një familjar, të afërm ose një mik. Në vendin tonë të vogël, shqiptarët gjejnë pak zgjidhje për hallet e tyre dhe shëndetësia, është një ndër problemet më të mëdha që kemi. Kam njohur njerëz që kanë shitur gjithçka që kanë pasur, dhe kanë rendur spitaleve të botës, për të “blerë” me çdo kusht një mundësi të dytë për të jetuar.

Spitalit Amerikan në Tiranë, i cili ndodhet në rrugën “Sabaudin Gabrani” në hyrje të Kombinatit, është një mjedis që përpos të gjithave, reflekton jetën në arkitekturë, dizajn dhe pa diskutim në profesionalizmin e shërbimeve tejet të kualifikuara që ofron. Në hyrje të godinës më pret drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun, Marketingut dhe Menaxhimit të Cilësisë, Oriela Kosho, e cila ia del të jetë e përpiktë me gjithë angazhimet e shumta që ka. Ajo më fton të vizitojmë spitalin më të ri në vend, i cili ngjason me një hotel gjigant, komod e bujar për të mirëpritur çdokënd.

Me ç’shoh, poliklinika është zona më e populluar. Kudo ka pacientë dhe mjekë që hyjnë e dalin nga Godina A, e cila është shumë e madhe. Këtu, gjithçka është konceptuar në mënyrë të tillë që, pacientët të ndihen sa më rehat. Pas poliklinikës, hapin e ndalim te laboratori i spitalit, i cili ka gamën më të gjerë të testeve laboratorike sot në Shqipëri. Ky ka qenë edhe një ndër faktorët kryesorë të suksesit 10-vjeçar të këtij spitali. Me më shumë se 1 500 teste laboratorike biokimike, mikrobiologjike, imunologjike, histopatologjike, etj.,

ORIELA TREGON SE SPITALI KA FILLUAR TË FREKUENTOHET SHUMË EDHE NGA PACIENTËT E HUAJ. AJO THOTË SE SHQIPËRIA PO FILLON TË BËHET NJË VEND TËRHEQËS PËR TURIZMIN SHËNDETËSOR, KU VENDIN KRYESOR E ZËNË SHËRBIMET ESTETIKE, DHE JO VETËM

laboratori i Spitalit Amerikan është i pari dhe i vetmi laborator i certifikuar me standardin më të lartë në këtë fushë: certifikatën ISO.

Departamenti i gjinekologjisë, kardiologjisë, endokrinologjisë e të gjithë me radhë janë tejet të populluar. Oriela më tregon se këto ditë janë duke u aplikuar paketat depistuese me 70 % ulje. Ajo më tregon se fokusi i spitalit nuk është i përqendruar vetëm në cilësinë e shërbimeve të ofruara, por një rëndësi e madhe i jepet promocionit të shëndetit.

Çdo muaj, ofrohen paketa të ndryshme depistimi, në mënyrë që gjithkush të kontrollohet e të parandalojë në kohë sëmundjet, por nga ana tjetër, të mund ta marrë këtë shërbim me kosto të arsyeshme.

Pa dyshim që rolin kyç në këto fushata ndërgjegjësimi, e luan departamenti i saj. Oriela mbush 9 vite pune pranë Spitalit Amerikan si drejtoreshë e Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingun dhe tregon se, në gjithë këto vite, ka mësuar shumë. “Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti. Puna më ka bërë ta vlerësoj më shumë jetën, t’i jap kuptim dhe ta përqafoj atë. Spitali Amerikan ofron sigurinë e shërimit dhe sigurinë për jetën. Çdo ditë përpiqemi t’i japim asaj prioritetin kryesor dhe sigurisht, pa stafin drejtues të spitalit dhe ekipin tim, gjërat nuk do të ishin kështu si janë”.

E në kuadër të ndërgjegjësimit, këtë muaj spitali ka aplikuar uljen e çmimeve edhe për shërbimin e skanerit, rezonancës magnetike dhe mamografisë. Në këto shërbime është rritur dukshëm fluksi i pacientëve në departamentin e Radiologjisë. Me punën diagnostikuese, por edhe kërkimore të mjekëve të Spitalit Amerikan, Qendra e Imazherisë së Avancuar ka luajtur një rol të veçantë, duke ofruar aparatura unike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Ky shërbim është 24 orësh.

Oriela më tregon se spitali ka filluar të frekuentohet shumë edhe nga pacientët e huaj. Ajo thotë se Shqipëria po fillon të bëhet një vend tërheqës për turizmin shëndetësor, ku vendin kryesor e zënë shërbimet estetike, dhe jo vetëm. Pranë Spitalit Amerikan, ndër vite janë trajtuar pacientë të huaj për probleme të ndryshme shëndetësore. Edhe kur kanë mundur të zgjedhin të kurohen jashtë, ata kanë preferuar të qëndrojnë dhe t’i besojnë shërbimit mjekësor në Spitalin Amerikan.

Qendra e specializuar e Fertilizimit In Vitro në Spitalin Amerikan, ofron shërbimet më të mira në këtë fushë dhe ka pasur mjaft sukses në ndihmesën që u ka dhënë çifteve, për t’u bërë me fëmijë. Madje spitali ka trajtuar edhe shumë pacientë nga Italia, Gjermania, Turqia, etj.

Çdo gjë në këtë spital të ri, është e mirëmenduar. Pavijonet janë ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore dhe duket se vlera e jetës këtu brenda është çmuar me dinjitet. Dhomat e pacientëve për shembull, janë ndërtuar në mënyrë të tillë që, aty të akomodohet edhe një familjar.

Në një spital ku krejt godina të mbush me shpresë dhe shije estetike, nuk do të mungonte as klinika e bukurisë. Ndërsa vizitojmë mjediset e klinikës dermo-estetike “Vivia”, shoh se aty gjendet teknologjia e fjalës së fundit në këtë fushë. Me aparatura dhe metoda moderne, stafi ofron kujdesin absolut dhe një pamje sa më rinore.

Më në fund, një spital që të mbush me shpresë, garanci për jetën dhe estetikë; një spital që të ndihmon të zhvishesh nga zymtësia dhe ankthi. E gjitha kjo, falë punës së pandalur të gjithë stafit të spitalit.

“Pjesën më të madhe të ditës sime, e zë puna, por edhe pasi dal nga spitali, familja dhe shoqëria, më kërkojnë gjithmonë informacione mbi shëndetin. Por me gjithë ngarkesat që kam, jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij institucioni jetësor dhe kaq të motivuar për jetën. E dua shumë punën time, e bëj me pasion dhe më jep lumturi, krahas gjithë angazhimeve e përgjegjësive të mëdha që kërkon,” - shprehet Oriela.

Pa dyshim që në këtë oazë të jetës, ofrohen zgjidhje për të gjitha llojet e problemeve shëndetësore, duke nisur që nga pediatria e deri te moshat e treta; nuk mungon as shërbimi 24 orë i urgjencës.

VLERA E PADISKUTUESHME QË KA KY SPITAL, ËSHTË PËRGJEGJËSIA SOCIALE. SPITALI AMERIKAN ËSHTË I PARI DHE I VETMI SPITAL JOPUBLIK NË VEND, I CILI KA KRIJUAR FONDACIONIN NË NDIHMË TË PACIENTËVE, DUKE TRAJTUAR EDHE RASTE PA PAGESË.

Dhe vlera e padiskutueshme që ka ky spital, është përgjegjësia sociale. Spitali Amerikan është i pari dhe i vetmi spital jopublik në vend, i cili ka krijuar Fondacionin në Ndihmë të Pacientëve, duke trajtuar edhe raste pa pagesë. Spitali Amerikan mbështet njerëz në nevojë, mbështet ata prindër, të cilët nuk kanë mundësi t’u japin zgjidhje problemeve shëndetësore të fëmijëve të tyre. E duke i dhënë prioritet jetës, spitali ka realizuar operacione nga më të ndryshmet te fëmijët që vijnë nga familje me probleme financiare.

Ju thashë që në fillim se, jeta nuk ka çmim dhe fatmirësisht, atë mund ta siguroni në Shqipëri, me të njëjtat standarde dhe cilësi, sikurse në spitalet më të mira jashtë vendit. Këtë ua mundëson Spitalit Amerikan. Ai është një histori suksesi, që vendosi themelet duke u bazuar në standarde të certifikuara. Dhe ajo që ofron gjithë stafi i mjekëve dhe drejtuesve, është siguria për jetën, që të jetë e gjatë dhe sa më e shëndetshme.

Oriela CANO (KOSHO)

PR, Marketing & Quality Management Director

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.