Si në përrallat e Alanës dhe Rudinës

Living - - PRANVERË 2017 -

alana hila është pakëz më me fat se vogëlushet e tjera, sepse mami Rudina ka krijuar një botë të re përrallash, enkas për të. Pitilushja është edhe shoqja e Alanës, edhe Alana vetë, edhe Rudina. Ato jetojnë përditë në realitetin e tyre të ëmbëlsuar e të zbukuruar nga Shpirtushja, larg zhurmës së botës. Libri “përrallat e pitiluSheS”, shkruar nga rudina xhunga dhe Alana Hila, e ka bërë shtëpinë e tyre të ketë ngjyra, dritë, të qeshura e fantazi njësoj si në përralla…

pothuajse gjithmonë, fëmijët i besojnë dhe i binden më shumë një personazhi imagjinar, sesa prindërve. të rriturit nuk e kujtojnë mirë se ç’bluanin në kokë dikur, kur edhe ata ishin në moshën e fëmijëve të tyre, që të shpjegojnë se pse ndodh një gjë e tillë, por, fundja, a nuk harrohen edhe ata pas përrallave kur duan t’i shpëtojnë botës, edhe pse e dinë se ato janë të mbushura me elemente fantastike?! ndoshta aty kemi lindur të gjithë, në një përrallë së cilës i largohemi vit pas viti. mirëpo, kush mund ta harrojë se ku ka lindur?! ndryshe nga ne të tjerët që gjejmë (ose jo) vetëm disa minuta në ditë për t’u zhytur në botën e përrallave, gazetarja rudina Xhunga “është larguar” me kohë të plotë. kur shikon divanin e kuq të dhomës së saj të ndenjjes, lodrat e shpërndara gjithandej, ekranin e televizorit ku shfaqen vetëm kukulla (nuk është nevoja për telekomandë, sepse kanali nuk ndryshon asnjëherë),

dhe alana Hilën të veshur si princeshë, duke ardhur përqark shtëpisë, nuk është aspak e nevojshme të pyesësh se pse atyre, nënë e bijë, u shkrepi në kokë të shkruanin një libër me përralla; ato të dyja jetojnë në përrallë. Pasi kthehet nga bisedat politike të punës, mami rudinës i mjaftojnë vetëm disa minuta për t’u zhytur në botën magjike të përrallave. tashmë, që prej lindjes së alanës, kjo është bërë e zakonshme për të... asokohe, e bija, e cila nuk kishte bërë ende vitin e parë të jetës, nuk i kuptonte premtimet e së ëmës për botën e re që do të ndërtonte bashkë me të, por mami rudina e mbajti fjalën…

“kur lindi alana, i premtova se, një ditë, do të shkruaja një libër me përralla vetëm për të. Qysh atëherë, kanë kaluar pothuajse katër vjet, por, më në fund, e mbajta fjalën. nuk kam bërë ndonjë gjë të madhe apo shpikje, thjesht kam shkruar përrallat që i kam treguar sime bije që kur mbushi tre vjeç. asokohe, ka qenë një periudhë kur ajo nuk pranonte të pinte shurupin kur sëmurej, nuk

hante mëngjes apo i ndodhnin gjëra që duhej t’ia shpjegoja dhe nuk dija se si. kështu, shpika një personazh që e quajta Pitilushe, e cila nuk e dëgjonte mamin, babin dhe gjyshet, bënte shumë gabime, por, në fund, bindej gjithmonë. Sa herë që alana kundërshtonte për diçka, më pyeste: ‘Po Pitulushja çfarë bënte, ma?’ kështu, lindte përralla e radhës. një ditë, u ula dhe nisa t’i shkruaja këto përralla, që të mos mbeteshin vetëm mes meje dhe alanës, por t’i tregonin gjithë mamatë e gjyshet që kanë në shtëpi fëmijë nga 3 në 6 vjeç. mund të them se këto përralla janë për fëmijë të çdo moshe dhe për nëna të kohëve moderne, të cilat i shqetëson Ipad-i dhe celulari, që fëmijët nuk i lëshojnë nga dora, objekte që dikur, në përrallat tona me Çufo e bubi kaçurrel, as që nuk mendoheshin. kohët kanë ndryshuar dhe bashkë me to edhe përrallat. këto përralla janë për këto kohë”, - tregon rudina.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.