Këpucë Made in Albania

Frymëzuar nga elemente të “lifestyle”-t, si opingat historike tradicionale apo ëmbëlsirat me ngjyrat e ëmbla, studentja e dizajnit në Universitetin e Arteve, Xhesika Berisha, krijoi tre prototipa autentikë dhe origjinalë këpucësh. Për botën e modës dhe di

Living - - PRANVERË 2017 -

“riScHa është marka që krijova për linjën time të këpucëve, të krijuar në kuadër të tezës për diplomën e masterit në dizajn të aplikuar. vendosa të krijoja një minikoleksion që prekte në njëfarë mënyrë të dyja sezonet, Pranverë-verë dhe vjeshtë-Dimër, e që në të ardhmen mund të kishte mundësinë të zhvillohej më tej në një koleksion të plotë.

Pas një sërë analizash dhe hulumtimesh mbi tregun e gjerë të modës dhe vëzhgimesh të hollësishme të markave më të njohura e njëkohësisht të suksesshme, u vu re se shumica e tyre në logo luanin thjesht me fontin, duke e personalizuar dhe certifikuar atë. Duke qenë se edhe unë isha në kërkim të diçkaje të thjeshtë e të qartë për markën time, vendosa ta mbaja sa më thjesht dhe pas shumë përpjekjesh bëra zgjedhjen e duhur.

Duke mos hasur në asnjë fakt apo material të shkruar mbi fushën e dizajnit industrial, për mënyrën e prodhimit apo historikut të këpucëve në Shqipëri, mendova që këtë mungesë të mundohesha ta plotësoja sadopak me të dhënat që arrita të grumbulloja. Duke u bazuar në këto fakte, si dhe duke pasur mundësinë të prek nga afër disa modele këpucësh të vjetra tradicionale, më së shumti u tërhoqa nga opingat, këpucët shqiptare prej lëkure të ngjashme me moccasini-t e sotshëm. një element që u bë një nga frymëzimet bazë

të këtij koleksioni ishte xhufka e opingave. Duke kërkuar dhe u thelluar gjithnjë e më shumë në evoluimin e këpucës si produkt, por edhe si sjellje, opingat ishin ato që, për sa i përket historisë së vendit tonë, mbeten karakteristikë identifikuese për kohën dhe u trashëguan si të tilla në shumë e shumë breza. kështu, duke pasur parasysh ndërtimin e tyre të veçantë, në thelb mjaft të thjeshtë, mendova të shkëpusja prej tyre elementin e xhufkës e ta ripërdorja në dizajnin tim, por duke e interpretuar në formë e funksion. forma e saj ka në bazë sferën, por materiali, që në shumicën e rasteve është lesh i përpunuar dhensh, ia prish rregullsinë strikte që vetë forma ia imponon, duke e bërë atë më dinamike. ajo që bëra me dizajnin tim ishte thjeshtëzimi i formës së xhufkës në sferë dhe rreth, si forma të pastra gjeometrike, dhe përdorimi i tyre në formë dhe elemente dekorative. Përveç xhufkës, një frymëzim tjetër ishin dhe ëmbëlsirat e ndryshme, si: akulloret, tortat, karamelet, lëpirëset etj. Si pjesë e konsumit të përditshëm, ëmbëlsirat dekorohen dhe na ofrohen plot ngjyra e shije nga më të ndryshmet, duke na e bërë jetën më të ëmbël e duke na falur energji. frymëzuar sidomos nga ngjyrat e tyre të gjalla e plot dritë, mendova që disa prej ngjyrave kryesore, t’i bëja pjesë të dizajnit, duke e shndërruar në mënyrë metaforike dhe ironike këtë koleksion, në një koleksion “të ngrënshëm”, që vizualisht të ngjall dëshirën për ëmbëlsirë dhe të josh t’i afrohesh.

Për ndërtimin dhe realizimin e këtij projekti bashkëpunova me dy mjeshtër (zanatçinj): një këpucar artizanal dhe një marangoz, të dy profesionistë në fushat përkatëse. Pas përzgjedhjes së kallëpit, nisi procesi i parë i ndërtimit të bazamentit të këmbës. Po ashtu, u bë një përzgjedhje e materialeve që do të përdoreshin për të tria modelet, në bazë të materialeve që ofronte këpucari, të cilat ishin të shumëllojshme dhe të mjaftueshme në rastin e ndërtimit të prototipave. U zgjodhën materiale 100% lëkurë, me cilësi të lartë, në ngjyra që i përmbaheshin gamës së ngjyrave të frymëzuara nga ëmbëlsirat. Duke qenë se doja të realizoja një produkt handmade, ishte mjaft sfiduese ideja e krijimit të një këpuce tërësisht nga fillimi. kështu, u mundova të gjeja zgjidhje alternative për disa nga pjesët përbërëse të prototipave. realizimi i takave të tre prototipave u realizua me një material alternativ, siç është druri i pishës, një nga drurët më të lehtë në qarkullim, së bashku me drurin e plepit, që përdorej më parë për ndërtimin e bazamentit të nallaneve”.

| armand Habazaj FotograFia:

gentian minga Nga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.