Pranvera që vishet

Living - - PRANVERË 2017 -

Muaji mars është muaji i gruas, muaji që përkon me ardhjen e pranverës, stinës së mrekullueshme plot gjelbërim ku duket se çdo gjë fillon nga e para. gruaja, sikurse edhe kjo stinë, është e brishtë, por njëkohësisht edhe e fortë; e ëmbël por dhe e durueshme, e me një fuqi rigjeneruese sikurse sythi që kthehet në lule. e nëse ngjyra do të kishte gjini, roza do të ishte grua: e ëmbël, e brishtë, tërheqëse, me tonalitete dhe nuanca të panumërta, sikurse janë gratë. ngjyrat kanë karakter e personalitet dhe duke parë se numri i ri i revistës living përkon me ardhjen e pranverës, si nismëtare të së bukurës, traditës, stilit dhe elegancës, ne kemi menduar ta sjellim pranverën në jetën tuaj me një fustan të bërë me dorë, që nga ideja fillestare e deri te realizimi i tij përfundimtar. ashtu si në pranverë, kur cikli i jetës fillon nga e para, bimësia, cicërimat e zogjve, sythat e luleve e çdo gjë rigjenerohet dhe rilind, edhe fustani ynë, është ngjizur pikërisht në fund të dimrit, për të lindur në këtë stinë, me një mori tonalitetesh të ngjyrës rozë dhe me petale lulesh, të endura me dorë një nga një. një fustan me motive mbresëlënëse, por të interpretuara në një mënyrë të re dhe me tonalitete pastel të ngjyrës rozë, duket sikur do të krijojë një ndarje midis dimrit dhe pranverës, të shëmtuarës dhe të bukurës. një projekt i bërë me shumë dashuri dhe energji, i cili ka si filozofi kryesore energjinë pozitive, erën e freskët pranverore, butësinë dhe brishtësinë e luleve, shkëlqimin e rrezeve të diellit, hapësirën e pafundme të qiellit, është si një përrallë romantike që jetësohet në një fustan në faqet e revistës sonë. formë, strukturë dhe koncept i ri si çdo mugull i sapoçelur, si bimët që lulëzojnë dalëngadalë e me radhë njëra pas tjetrës, ashtu është ndërtuar dhe ky fustan në çdo etapë dhe në çdo fazë. një projekt unik, me petale origjinale ku asnjëra nuk ngjan me tjetrën. e nëse pranvera nuk vjen me një lule, ajo vjen me një fustan, të cilin mund ta ruani përjetësisht për t’ju kujtuar gjithmonë, se të gjitha gratë janë të bukura si vetë pranvera.

Kur vinte erneSt heminguej: ajo pranvera, madje edhe gjitha e gënjeshtërta, të përveç problemet zhdukeshin, të njërit: ku dhe si mund jesh më i lumtur?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.