Nën një çati

Gjithçka që ju duhet për shtëpinë

Living - - LIVING PROMOCION -

ë kilometrin e parë të autostradës TiranëDurrës,te Pajtoni Business Center është një vend që propozon një koncept marke për të krijuar një stil të ri jetese. Aty do të prekni nga afër trendet e fundit të dizajnit, të shfletoni katalogët me sugjerimet e arkitektëve më të famshëm në botë për të mobiluar e dekoruar shtëpinë tuaj. E ndërkohë që e bëni këtë u ofrohet një mikpritje e qetësi si askund tjetër, në një atmosferë vecanërisht të ngrohtë e të këndshme me një filxhan kafe apo caj. Bëhet fjalë për Enza Home, ku mes 2.000 zgjedhjeve të larmishme në mobilje, aksesore gjumi, dyshekë, krevate, produkte shtëpie me ngjyra të ndryshme e llojshmëri tekstili me siguri do të gjeni atë që u nevojitet.

Nën një cati do të gjeni gjithcka!

Enza Home është vendi i duhur që i jep formë jetës me produktet e saj duke filluar nga dhoma e ngrënies te mobiljet për dhomat e adoleshentëve, dyshekët, tekstilet, aksesorët, ndriçuesit, letrat e murit dhe tapetet të cilat kanë modele të ndryshme për shtëpinë me qasje sa moderne aq edhe inovative. Në cdo produkt vjen në

mënyrë harmonike e kombinuar cilësia, funksionaliteti dhe estetika.

Materialet, ngjyrat, dizajni dhe të gjitha karakteristikat e tjera të mobiljeve Enza janë dinamike dhe moderne. Dizajnet e saj të përjetshme do të vazhdojnë të japin energji dinamike në shtëpinë tuaj për vite me radhë, duke shkuar përtej, duke ju dhënë kënaqësinë e mobiljeve të sapo blera gjithmonë. Yatas Bedding World janë ekskluzivisht në Enza Home, krevate dhe dysheke profesionalë që ofrojnë një cilësi të pa komprometuar ndër vite ndërsa produktet e tekstilit shtojnë hijeshinë në dekorimin e dhomës së gjumit. Produktet e Enza Home kanë forcën e viteve dhe të ekspertizës që mundëson përmbushjen e të gjitha pritshmërive të rehatisë dhe cilësisë, qëndrueshmërisë dhe elegancës, disponi-bilitetit dhe dizajnit të mirë. Kjo markë e njohur dhe e dashur në të gjithë botën u shërben klientëve përmes125 dyqaneve vendore në Turqi dhe ndërkombëtare gjithmonë nën emrin: Enza Home. Prioritet i prodhuesve është kënaqësia e konsumatorit dhe ekipi i madh që punon për ta realizuar këtë e dinë se krijimi i një ekuilibri në dekorim që na bën të ndihemi rehat në shtëpi dhe të rrisim produktivitetin tonë janë dy elementët kryesore, kështu ata fokusohen në këta element për të sjellë elitën e trendeve të dekorimit, të cilat i rinovojnë me anë të detajeve funksionale të projektimit. Jepini vetes mundësinë e një stili të ri, elegant e të rehatshëm jetese me Enza Home.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.