Mira, për portaLiN që NuK është portaL

Living - - PERSONAZHE -

tirana Post, që nga emri, nuk e meriton të quhet portal, - thotë mira kazhani. - tiP i ngjan shumë idesë që kisha për një media online, por nevojitet ende shumë punë për të arritur ku duhet. e rëndësishme është të jemi autentikë, të kemi identitet dhe të ofrojmë besim e profesionalizëm”. nuk është se të tjerët që e kanë nisur një rrugë të tillë, nuk kanë premtuar profesionalizmin, ndonëse gjatë rrugës kanë rënë pre e garës së klikimeve dhe kanë gjetur me qindra justifikime për të shpjeguar se pse është e vështirë të jesh profesionist në një vend ku askush nuk e bën dhe ku, nëse nuk bëhesh si të tjerët, zhdukesh. Por mira kazhani beson ende se të bësh një media, nuk do të thotë të shkruash vetëm atë që tërheq vëmendjen e merr klikime, por që mund të bësh punën e gazetarit duke shkruar ato që njerëzit duan të lexojnë. Duket si gjëegjëzë, por ajo ende beson te ky profesion dhe është e bindur që me shumë punë e këmbëngulje, dhe me gazetarët e bashkëpunëtorët e duhur, gjëegjëza e mësipërme zgjidhet. gazetarët i ka, por si gazetat dhe redaksitë e vërteta të dikurshme, ajo nuk lë mënjanë bashkëpunëtorët dhe firmat e ndryshme që e bëjnë këtë media online, më të veçantë nga të tjerat. Prandaj dhe i ka zgjedhur të ndryshëm. me gjithë këtë sipërmarrje, i ka shtuar vetes një shqetësim të përjavshëm: kur fillon telefonatat dhe ndonjëherë ngre edhe zërin kur bashkëpunëtoret–mikesha ndodh të mos ia kenë dërguar në kohë shkrimin apo kur ndodh që ato “zhduken”. Përtej dëshirës së parë për t’i pasur aty, nuk ishte aq e thjeshtë t’i bënte bashkë në ekip dhe të ndanin temat që do të shkruante secila. “nuk ka qenë e lehtë ta bindja ivën për t’iu rikthyer blogut të saj, kurse me anjezën nuk e pata të vështirë. matilda, që u mendua një muaj, sepse atë natyrë ka, më pyeste vazhdimisht nëse isha e sigurt që do t’i botoja çdo shkrim. Por nuk jam unë që vendos çfarë të postohet në “tirana Post”. kam vendosur një listë me rregulla të cilat duhet të zbatohen. Si bashkëpunëtorët e jashtëm, ashtu edhe gazetarët me kohë të plotë, që janë vërtet të rinj në këtë punë, e dinë se nuk kam hequr kurrë një lajm për ‘qokë’”. nuk është kaq e thjeshtë të vësh rregulla, ndonjëherë mira e ka të vështirë ta bëjë këtë dhe mund t’i ketë ndodhur që disa miq edhe mund t’i jenë mërzitur. “Unë vetë nuk mërzitem, - thotë ajo, - kur gjej të botuara lajme të mira për figura, të cilat nuk bëjnë pjesë në shijet e mia personale. Por ‘tirana Post’ nuk është ‘unë’. Do të bëj ç’të mundem që faqja t’i ngjajë emrit që mban: tirana Poston. ‘tirana Post’ ka ngjyra dhe vend për të gjithë.”

Ditën që doli online aty ishin vetëm shkrimet e blogut të iva tiços dhe anjeza majës, bashkë me rubrikën e së premtes të matilda terpollarit, por vetëm gjatë muajit të parë janë shtuar shumë të tjera. “ndërkaq, janë shtuar blogje të tjera, - thotë kazhani. – ‘Darko’ është një super blog për filmat. Duhet të them se nuk është për masën, por më duket makabre që në emër të masës të injorojmë elitat, intelektualët, atë lexuesin fin... Pastaj janë shtuar dhe firma të tjera, si: Stela Sallaku, ajla, kristi nga kashari, por janë edhe gazetarët e brendshëm, që mbajnë një peshë të madhe, të cilët, dua t’i falënderoj që ishin ndër të paktët që pranuan filozofinë time për këtë faqe. nuk ishte aspak e thjeshtë, sidomos në një realitet të bërë fakt tashmë. të dalësh kundër rrymës, nuk është thjesht një fjalë goje: ta shkruash vetë lajmin, nga fillimi deri në fund, pa bërë “copy” dhe “paste”. mbi të gjitha, të shkruash me ndërgjegje, që është edhe a-ja e gazetarisë, për shumicën është e paimagjinueshme. fillimisht, të gjithë ishin skeptikë dhe me siguri më kanë marrë për të çmendur, por javët e para po na japin lajme të mira, që për ne jo vetëm ka treg, por ka etje. Dhe të mendosh që jemi ende në fillimet tona. kemi shumë e shumë punë përpara. Unë nuk kam dëshira për ‘tirana Post’-in, por vetëm një zgjidhje: përkushtim.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.