MATILDA QË TËRHEQ ME TË KUNDËRTËN

Living - - PERSONAZHE -

Ndërkohë, matilda terpollari e njeh mirë këtë pjesë të karakterit të mikeshës së saj, mirës, ndaj dhe mendoi se hapja e këtij portali do të ishte gjëja e duhur për të. madje i kishte thënë: “mira, kjo është një fazë e re në jetën tënde”. mirëpo ajo që matilda nuk kishte menduar kurrë, ishte se kjo do të qe një fazë e re dhe në jetën e saj. “ne të dyja jemi mikesha dhe e çmojmë shumë njëra-tjetrën, - thotë ajo. – mendojmë ndryshe, sillemi ndryshe në situata të njëjta, por ama të dyja, veç e veç, gjykojmë se kemi bërë gjënë e duhur. Unë marr mbështetje prej saj dhe ajo prej meje”.

“tirana Post” do t’u shtonte edhe një dimension tjetër: atë të bashkëpunimit profesional. në njëfarë mënyre, mira e mori këtë bashkëpunim në mënyrën më të natyrshme në botë, duke e vënë përpara përgjegjësisë. “më tha: ‘matilda, duhet të rinisësh të shkruash. ke kohë që nuk shkruan. i je zhdukur aktualitetit, megjithëse me mua flet gjithë ditën për të’. në fillim, hezitova. ne jemi krejt të kundërta në ato që mendojmë për sa po ndodh në Shqipëri”. e megjithatë, mira i parapriu kësaj paraleleje që s’bashkohej kurrë. ajo e siguroi matildën që do të kishin një marrëveshje besnike: “nuk do t’i prek shkrimet e tua. mund të mbash qëndrime ndaj kujt të duash”, më tha shoqja ime, këtë herë në rolin e administratores dhe drejtores së portalit. - ashtu u bë dhe ashtu po ndodh”. matilda është pjesë e “tirana Post”-it çdo të premte me opinionin e saj (mundohet, edhe pse dorëzimi i shkrimeve në orar nuk është pika e saj më e fortë, siç nuk është e çdolloj bashkëpunëtori të jashtëm) dhe kjo përvojë e bën të ndihet mirë. “mira më rifuti në një botë që e kisha braktisur. më ndihmoi të kuptoja sërish gazetarinë, këtë herë nëpërmjet opinionit që duhet ta jepja unë vetë”. Dhe përveçse vendi ku shkruan, për matildën, kjo faqe është bërë dhe vendi ku klikon më shpesh, rutina mëngjesore, por dhe faqja ku mëson çfarë ka ngjarë. “lexoj dhe shkrimet e ivës dhe anjezës, - thotë ajo. - Dhe ju ftoj t’i lexoni edhe ju. Janë më të këndshme se unë në atë që thonë. mira po bën një punë të shkëlqyer. Është një gazetare që në emër të profesionit të saj, gazetarisë, po bën gjithçka.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.