IVA QË ZGJEDH LIMONADAT

Living - - PERSONAZHE -

Në këtë faqe, iva tiço bën krejt të kundërtën, pasi rubrika e saj nuk ka lidhje fare me gazetarinë e përditshme. madje ndokujt mund të mos i duket asfare gazetari, edhe pse mira për ta joshur ka përdorur gjithandej fjalën “urbane”, që iva e ka pëlqyer dhe e përdor tashmë edhe vetë, herë me autoironi dhe herë të tjera seriozisht, kur përshkruan punën e saj në “tirana Post”. “rubrika si kjo e imja, me ngjarje gjysmë të trilluara e gjysmë të vërteta, herë të lehta e herë me nota humori, me ndodhi e përjetime personale, por edhe me përshkrime fenomenesh shoqërore, prej vitesh janë pjesë e gazetave dhe revistave nëpër botë, por te ne nuk janë aq të njohura. ndaj unë gjithmonë kam hezituar ta botoj online, edhe pse tre vjet më parë e shkruaja rregullisht çdo fundjavë në gazetën ‘mapo’, ku kisha një marrëveshje për ta botuar vetëm në gazetën e printuar dhe jo online. nuk i druhesha më kot një botimi të tillë: një herë që një redaktor i ri online nuk e dinte dhe e kishte hedhur bashkë me lajmet e ditës në internet, shkrimi qe keqkuptuar dhe duke u menduar si opinion/editorial, kishte marrë komente të tipit ‘ti po që paske halle’ apo ‘si nuk të vjen turp të shkruash për gjëra të tilla kur njerëzit nuk kanë bukë’”. Pikërisht për këtë, mira kazhani e pati disi të vështirë ta bindte ivën ta rikthente rubrikën e saj në një media që ishte vetëm online. Por me sa duket, që para tre vjetësh, kohët kanë ndryshuar disi e ndoshta lexuesit janë mësuar me rubrika të tilla ose ndoshta iva ia ka dalë që lexueset e veta të presin prej saj pikërisht këtë zhanër, të pagëzuar nga kazhani si “gazetari urbane”. “nuk është se janë mësuar të gjithë, - thotë iva. - Unë vetë ende nervozohem kur gjej ndonjë koment të tipit ‘shkrim limonadë’. e ç‘të keqe kanë limonadat, në fund të fundit? a nuk janë lexuesit ata që ankohen nga gjithë ai helm nëpër rrjete? Pse t’i ndalosh njerëzit të zbaviten e të kërkojnë limonadat?”. kjo nuk e pengon aspak iva tiçon që paralelisht me “limonadat” e saj, që ndonjëherë mund të jenë të ëmbla e herë të tjera më të hidhëta sesa duhet, të bëjë dhe gazetarinë serioze. “ama jo atë gazetarinë ‘merr një sinkron këtu dhe ngjite me një citim atje’. kjo nuk do ndonjë mjeshtëri të madhe; në fund të fundit, mund ta bëjë edhe ime më, nëse ka burimet e duhura… Por, siç i kam premtuar në fillim mirës kur hapi portalin, do të jem më e angazhuar edhe me shkrime të tjera, që nga librat e kinemaja e deri te shkrimet sociale”. vullnetin e ka, edhe pse përtej rubrikës, ka bërë pak shkrime të tilla. “ka qenë një periudhë e ngarkuar, por vullneti nuk më mungon”, - thotë, e bindur që nuk do ta lërë në baltë kazhanin, që nuk do ta bëjë të pendohet që i kërkoi të shkruante çdo javë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.