Vetëshërohem duke medituar hetem ramadani: “n

Living - - PERSONAZHE -

uk mbaj mend se sa kohë kam pa shkuar te mjeku. Përpara shtatë vitesh, pësova një thyerje të kërdhokullës gjatë skive. Dy ekspertët më të mirë në botë më thanë se duhej të operohesha patjetër. nëse nuk do ta bëja, do të vdisja nga infeksioni, sepse kisha krisje në 100 vende dhe zhvendosje të kockës. Dhimbjet ishin të mëdha. Qëndrova tri net në spital. bëra analiza në austri dhe në Slloveni. U mblodhën të gjithë mjekët e atyre spitaleve, por unë kërkova më të mirin në botë dhe doli një në gjermani, i cili tha: “Do ta operoj unë zotin ramadani dhe duhet bërë patjetër, përndryshe e ka vdekjen të sigurt.” megjithatë, unë isha i sigurt që do të shërohesha pa ndërhyrje kirurgjikale. besoja se inteligjenca ime si qenie ishte aq e lartë, sa do të mund të vibroja në frekuenca të caktuara, duke arritur gjendjen e vetëdijes. kështu, zgjodha të shkoja kundër çdo koncepti mjekësor. fillova të meditoja nga gjashtë deri në tetë orë në ditë. ndërkohë, më kishin dhënë ilaçe për dhembje, por nuk i përdora; i largova dhembjet duke medituar. më dhanë edhe ilaçe për trombozë, por nuk i piva as ato. ne kemi farmacinë e madhe brenda nesh, që është pa kufi, por ajo nuk funksionon, nëse nuk e aktivizojmë. kështu, pas gjashtë javësh meditimi, u shërova pa operacion dhe kështu lindi edhe libri im. aty ka edhe shumë histori të njerëzve që unë i kam ndihmuar të shërohen, madje kam ndihmuar dikë edhe të shërojë kancerin. mjekët funksionojnë me ligjet e njutonit, të cilat kanë të bëjnë më materien. në fizikën kuantike, aty ku bazohem unë, nuk ka materie. “Çdo gjë është vibrim. meditimi, me këto vibrime, u jep inteligjencë qelizave që të bashkohen,” përfundon rrëfimin e tij zoti ramadani.

Duke shtjelluar këtë argument, më thotë se e ardhmja do të jetë fizika kuantike dhe se mjekësia duhet ta kombinojë atë. “kjo nuk do të thotë se kur njeriu ka kancer, duhet ta heqë atë me meditim, por meditimi është një alternativë. ndodh që, edhe me anë të meditimit, kanceri zhduket, por nuk mundesh vetëm të mbyllësh sytë e të shërohesh. Duhet të hash mirë, të ecësh në natyrë, të pastrosh shpirtin nga urrejtja dhe xhelozia. Dashuria është mjekësi. Sepse këto ndjenja bëjnë një ndërrim të madh në trup. Unë i kam provuar dhe e dëshmoj këtë rezultat.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.