CheeseCaKe i kripur

Kjo recetë mund të përgatitet një ditë më parë. E mbështjellë me plastmasë kuzhine, mund të ruhet në frigorifer. Të nesërmen, e zbukurojmë sipër dhe anash me kremin me djathë.

Living - - KUZHINË -

koha e përgatitjes - 30 minuta

përbërësit për 2 cheeSecake Si në foto, për 4-6 persona:

1 konfeksion buke për tost (të gjata), të cilat i presim me formë të rrumbullakët, me formë biskote të madhe ose mund ta lini drejtkëndëshe sipas dëshirës.

Mbushja bazë: 400 g djathë kremoz të freskët, që mund të jetë philadelphia ose diçka e ngjashme me të • kripë, pipër

Mbushja 1: 100 g proshutë koto • feta të holla djathi kaçkavall • kastravecë të vegjël turshi • fara lulëkuqesh

Mbushja 2: 1 spec turshi i kuq • 30 g ullinj • sallam pikant në feta • fara susami

mbuShja 3: 100 g spek ose proshutë krudo • disa kokrra kaperi (1 lugë të madhe) • 1 vezë e zier

për zbukurim: rrepka të kuqe • rukola • gjethe sallate jeshile dhe lakër të kuqe ose rukola • kopër e freskët, mente, majdanoz, etj

përgatitja:

në një tas, përziejmë djathin philadelphia që do të jetë mbushja bazë, me pak kripë e piper. specat dhe kastravecët turshi i presim në copa të vogla dhe ullinjtë dhe rrepkat e kuqe në rrota të holla.

1. në një pjatë të madhe të mbuluar me plastmasë kuzhine, vëmë fetën e parë të bukës, e lyejmë me pak nga mbushja bazë, vëmë sipër feta proshutë koto, feta të holla djathi, pak feta kastravecësh turshi dhe fara lulëkuqesh. vëmë sipër fetën e dytë të bukës, e lyejmë me mbushjen bazë, vëmë sipër copa speci turshi, ullinj, feta sallami dhe kështu vazhdojmë me fetat e tjera të bukës, duke i mbushur sipas dëshirës. e mbulojmë të gjithën me plastmasë kuzhine dhe e ruajmë në frigorifer. të nesërmen, përpara se ta shërbejmë, e mbulojmë me djathin philadelphia që na ka mbetur dhe e zbukurojmë sipas dëshirës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.