BISKOTA TË KRIPURA ME ULLINJ

Living - - KUZHINË -

Ndërkohë që përfundojmë gatimin e recetave të tjera, një gotë verë me dy biskota shkojnë shumë mirë!

për afërSiSht 15 biSkota:

Koha e përgatitjes - 15 minuta pjekja - 40-45 minuta

përbërëSit:

• 170 g miell • 40 g miell për polenta • 1/2 bustinë sodë për torta të kripura ose të ëmbla pa vanilje (8 g) • 40 ml vaj ulliri • 60 ml qumësht • 1/2 lugë e vogël kripë • 1 limon bio – lëngu dhe lëkura e grirë me rende • 1 vezë e madhe • 50 g ullinj të zinj pa bërthamë • 1 lugë fëstëkë të pjekur, në thërrime, ose lajthi, ose arra • 2 lugë me fara të ndryshme: susami, lini, luledielli etj.

përgatitja:

në një tas, përziejmë miellin me sodën, shtojmë vezën, miellin e polentës, kripën, lëkurën dhe lëngun e limonit, vajin, qumështin dhe ullinjtë. e punojmë masën me dorë derisa të përftojmë një brumë që nuk ngjit. e hapim në tavolinë mbi një letër pjekjeje dhe shpërndajmë sipër fëstëkët dhe farat e pishës. e mbledhim role dhe e lyejmë sipër me farat e ndryshme, duke u përpjekur t’i ngjeshim ato te brumi. e mbulojmë me plastmasë kuzhine, e lëmë të pushojë në frigorifer për 15 minuta dhe, ndërkohë, ndezim furrën në 170° C. e pjekim për 35-40 minuta, pastaj e presim rolenë në feta me trashësi 1 cm dhe më pas i vëmë në furrë edhe për 10 minuta të tjera, që të thahen. i ruajmë në kuti me kapak, prandaj mund të përgatiten edhe një ose dy ditë më parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.