BriNJë qeNgJi me salcë, me fruta pylli

Living - - KUZHINË -

koha e përgatitjeS

për pjatën e përfunduar - 50 minuta (pa llogaritur kohën e marinimit)

përbërëSit për 4 perSona:

8 brinjë qengji

100 g fëstëkë vaj ulliri kripë e piper sipas nevojës

përgatitja:

1. brinjët e qengjit i lyejmë me pak vaj, kripë e piper, i vëmë në një tas, i mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe i lëmë të marinohen në frigorifer për 2 orë.

2. pas kësaj kohe, shtypim fëstëkët si thërrime, marrim brinjët nga frigoriferi dhe i lyejmë mirë me fëstëkët, duke i ngjeshur me dorë. i lëmë të pushojnë 15 minuta.

3. ndërkohë, ndezim furrën në 180° C, mbulojmë me letër alumini kockat që të mos digjen, i vëmë në tavë me letër pjekjeje dhe i pjekim për 30 minuta afërsisht (varet sa të trasha janë brinjët që keni).

4. ndërkohë, përgatiSim Salcën:

125 g boronica – të freskëta ose të ngrira 125 g mjedra – të freskëta ose të ngrira 1/2 gotë verë e kuqe

1 lugë sheqer kaf vëmë në një tigan boronicat me sheqerin për 1-2 minuta, hedhim verën dhe e lëmë në zjarr edhe për 15 minuta afërsisht, duke i përzier herë pas here me lugë, derisa të shohim që frutat janë zbutur dhe u ka plasur lëkura. Heqim tiganin nga zjarri, e kalojmë salcën në një sitë të imët për t’i hequr farat, e provojmë dhe nëse ju duket shumë e thartë, shtoni pak sheqer kaf. e shërbejmë menjëherë bashkë me mishin, të cilit i kemi hequr letrat e aluminit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.