Tartë me shparguj

Living - - KUZHINË -

koha e përgatitjes

- 20-30 minuta (varet nga shpargujt që do të përdorni), pa llogaritur kohën që brumi duhet të pushojë dhe kohën e pjekjes

përbërësit për tavë me diametër 24 cm:

200 g miell • 100 g gjalpë i ftohtë nga frigoriferi, i prerë në kubikë të vegjël • 40-50 ml ujë i ftohtë (afërsisht) • 1 lugë e vogël kripë e mbushur jo plot

për mbushjen:

1 tufë shparguj të ngrirë ose të freskët • 2 vezë • 200 g rikota • 100 g djathë kaçkavall i grirë • kripë e piper sipas nevojës

përgatitja:

brumi: në një tas, përziejmë me majat e gishtave miellin, kripën dhe gjalpin derisa të përftojmë një masë si thërrime. shtojmë ujin e ftohtë pjesë-pjesë derisa të kemi një brumë që nuk ngjit. e shtrojmë me dorë në tavën e lyer me pak gjalpë e miell, e shpojmë me pirun dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 minuta. ndërkohë, përgatisim mbushjen: nëse shpargujt janë të ngrirë, mjafton t’i përvëlojmë për 2 minuta në një tenxhere me ujë të valuar me kripë. i presim me të njëjtën gjatësi dhe i lëmë mënjanë. nëse përdorim shparguj të freskët: qërojmë pjesën e fundit të tyre dhe i presim pak te pjesa më e trashë, pasi ajo është pjesa më e fortë. i ziejmë në ujë të valuar me kripë për 10 minuta, i kullojmë dhe i zhysim menjëherë në ujë me akull ose ujë të ftohtë, që të ruajnë ngjyrën e bukur jeshile. pas 30 minutash, përziejmë me pirun në një tas vezët, shtojmë rikotën dhe djathin e grirë. e rregullojmë për kripë e piper dhe e shpërndajmë sipër bazës. vendosim shpargujt dhe e vëmë tavën të piqet në pjesën e poshtme të furrës për 40 minuta afërsisht (kontrolloni që baza të jetë pjekur poshtë).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.