IDE PËR PËRDORIMIN E VAJIT TË KOKOSIT NË KUZHINË

Sara këshillon:

Living - - SHTËPI -

mëngjeSe me aromë kokoSi!

Provoni të lyeni një fetë bukë të thekur me vaj kokosi, në vend të gjalpit të zakonshëm. Shija e lehtë e kokosit, që në vajin e parafinuar të tij është akoma më e theksuar, çliron një aromë të këndshme dhe i jep më shumë shije bukës.

krem për kafen tuaj

një lugë vaj kokosi në kafe, mund t’ju japë më tepër energji dhe të zëvendësojë kremin e qumështit. nëse provoni ta hidhni kafen në një blender, me pak vaj kokosi dhe sheqer diabetik në të, do të përfitoni një shije të pasur dhe të butë, pa shtuar asnjë lloj qumështi.

Smoothie akoma më energjik

Shtoni 1 deri 2 lugë vaj kokosi për çdo lugë mjaltë, si dhe fruta për një rritje të përbërësve që luftojnë kolesterolin dhe do të shihni se, kjo i jep më shumë shije smoothie-t dhe shton yndyrat e shëndetshme në dietën tuaj.

kokoShka të ShëndetShme

Për këtë, hidhni në një tigan vaj kokosi dhe misër për kokoshka. tundeni mirë për t’u siguruar që të gjitha kokrrat të jenë lyer me vaj dhe në fund, spërkatini me kripë Himalaje për të shijuar kokoshkat më të mira që keni provuar ndonjëherë.

për të pjekur e Skuqur perime

eliminoni nga kuzhina yndyrat e dëmshme. me vaj kokosi mund të skuqni e të piqni gjithçka, duke përdorur atë sasi që kërkohet në recetë.

pije energjike

Për shkak të veprimit të shpejtë të yndyrave të tij, vaji i kokosit përçon më shpejt energji në trup. në vend që të konsumoni pijet me sheqer të përpunuar, provoni që në ujë me fruta të freskëta të shtoni vaj kokosi dhe fara chia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.