Terre de Lumière

“Ora e Artë” në një shishe parfumi

Living - - SHTËPI -

Kur drita shndërrohet në aromë!

Aroma e krijuar quhet “Terre de Lumière” apo thënë në shqip, “Toka e dritës”, një aromë sublime që ngacmon shqisat, ndjesitë e të mbush me lumturi. Ky parfum i pangatërrueshëm, frymëzuar nga e bukura Provence, është i pari i këtij lloji, i prezantuar nga marka L’OCCITANE.

Në Provence,

ka një çast unik, kur drita përqafon qiellin dhe bekon tokën me një interval fluturak hijeshie. Ky çast njihet si “Ora e Artë”. Përbërësi sekret që marka L’OCCITANE ka përfshirë në këtë aromë, është pikërisht ky çast i dritës së Provence-s. Kjo dritë krijon, transformon dhe përsos të gjithë përbërësit e natyrës së mrekullueshme plot ngjyra të juglindjes së Francës. Kur drita shndërrohet në aromë, ajo shpalos një kontrast që krijon varësi. Ky parfum është një akord i përsosur, ku freskia bëhet njësh me notat ndjellëse “gourmand”, që nuk kanë të bëjnë vetëm me joshjen, por edhe me ndjesinë e lumturisë dhe të kënaqësisë që përjeton njeriu kur dielli të përkëdhel lëkurën. Aroma e tij të zhyt në një çast qetësie sublime, mirëqenieje përmbushëse, si ajo që provon vetëm kur shijon qiellin në “Orën e Artë”.

Ky parfum ,

përmes aromës bazë të livandës dhe mjaltit, të bën të ndihesh e plotë, në paqe dhe mrekullisht mirë me veten. Duke përdorur përbërës të rrallë esencialë, ai është kompozuar për të pasur një aromë unike që përfaqëson më së miri vlerat karakteristike të markës L’OCCITANE: mirëqenien, feminitetin, brishtësinë, ngrohtësinë dhe thjeshtësinë.

Është hera e parë

që marka L’OCCITANE bashkëpunon me firmën Givaudan – një lider në tregun e aromave dhe pas shumë vitesh testesh e studimesh, ne sot mund të shijojmë e të bëjmë tonin “Terre de Lumiere”. Ashtu siç u prezantua në shumë vende të botës, edhe në Shqipëri përfaqësuesit ekskluzivë të kësaj marke, organizuan një eveniment tepër elegant në ambientet e hotel “Rogner”. Ai ishte një ambient i ngrohtë, me një ndriçim të studiuar mirë, tinguj muzikorë të përzgjedhur dhe atmosferë miqësore. Të ftuarit, personazhe e personalitete të ekranit që promovojnë të bukurën, patën mundësinë të përjetonin emocione të pakrahasueshme nga ky produkt elitar, të cilin sapo e nuhat, të bën të udhëtosh drejt Provence-s. Gjatë mbrëmjes, pati edhe disa surpriza të këndshme, si: një shportë dhuratë, në të cilën ishin paketuar me shumë delikatesë disa nga produktet e markës L’OCCITANE.

Të ftuarit, personazhe e personalitete të ekranit që promovojnë të bukurën, patën mundësinë të përjetonin emocione të pakrahasueshme nga ky produkt elitar, të cilin sapo e nuhat, të bën të udhëtosh drejt Provence-s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.