BAHÇJA E RREM SINËS

Living - - PASION -

gjergj Leka nuk ishte në kërkim të ndonjë vendi të përshtatshëm ku të ngrinte restorantin, mirëpo, kur i ra rruga nga Liqeni i thatë, vendi ku ka mësuar notin që fëmijë, e ndau mendjen aty për aty. bahçja e rremës do të bëhej e tija dhe e miqve të tij. “nuk mendohem gjatë për t’i bërë gjërat. nëse më shkrep diçka në kokë, e bëj! ashtu ndodhi edhe me restorantin.” ai bisedoi me të birin e rremës (ai vetë nuk jeton më) dhe ranë menjëherë dakord. Madje, i kërkoi atij që të merrej edhe me rregullimin e bahçes. vreshtat ishin të mbjellë dhe vetëm duheshin krasitur në mënyrë që të krijohej ai tuneli i gjelbëruar nga gjethet e hardhive gjatë verës. Koteci i pulave ishte gjithashtu aty, vetëm se i duhej dhënë një pamje tjetër. puna më e vështirë dhe që zgjati më shumë, ishte hapja e pusit. tavolinat e drunjta që janë vënë në një qoshe të bahçes, ishin gati: duhej të vinin vetëm miqtë… aty është ndërtuar edhe një skenë e vogël, sa për të mos ndrydhur dëshirat o shpërthimet e ndonjërit që, pas të disatës gotë, bota i duket aq e bukur, sa duhet t’i kushtojë patjetër një këngë! vetëm kështu, agimi vjen shumë shpejt…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.