SI NDIKON JOGA TE FËMIJËT?

Living - - KOHË -

përfitimi i parë është se ata forcohen fizikisht. mësojnë se ushtrimet dhe lëvizja fizike janë argëtim dhe jo torturë për trupin. Bëhen më fleksibël, mësojnë të njohin frymëmarrjen e tyre dhe mësojnë që nëpërmjet frymëmarrjes, ata mund të kontrollojnë mënyrën se si ndihen. “nëse arrin të kontrollosh frymëmarrjen, arrin të kontrollosh mendjen dhe kështu ke në kontroll jetën tënde”, - thotë lea. “këto janë aftësi që fitohen dhe ruhen për tërë jetën. ne u krijojmë fëmijëve aftësinë që të kthehen nga vetja. në qoftë se 90% të ditës e kalojmë jashtë vetes, klasat e jogës u krijojnë fëmijëve mundësinë e parë që të tërhiqen dhe të shohin brenda saj, duke i kushtuar vëmendje asaj çka ndodh aty”.

është antistres dhe rrit vetëbesimin. U mëson fëmijëve se si të paraqesin veten në grup dhe se si të kenë respekt për veten. U krijon mundësinë që të kontaktojnë me trupin e tyre fizik. Joga nuk është një praktikë garuese. gjërat ndodhin në grup, por secili është aty për t’u fokusuar te vetja. nuk pritet përsosmëri dhe fëmijët mësojnë që gjërat duhet t’i bëjnë mirë për vete, jo për të tjerët.

I qetëson, sepse edhe ata përjetojnë stres njësoj si të rriturit. ndaj dhe vlerësohet që joga te fëmijët krijon efekte të menjëhershme në eliminimin e ankthit dhe depresionit. ashtu si edhe për të rriturit, kjo praktikë u krijon ekuilibrin e madh: trup, mendje, shpirt. Pra, nuk është vetëm aktivitet fizik me shumë dobi për të vegjlit, por edhe shumë shpirtëror.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.