Çfarë Solli WhATSAPP për 2016-ën

Living - - PERSONAZH -

Kompania WhatsApp bëri një hap shumë të rëndësishëm për të siguruar bisedat midis përdoruesve, duke futur shërbimin Encryption. Ky ndryshim e bën të pamundur përgjimin jo vetëm të bisedave, por edhe të fotove dhe videove.

Kompania njoftoi një aplikacion të ri për ekranin e kompjuterit, WhatsApp Web. Kjo ishte një risi që mundësoi lidhjen me aplikacionin edhe nga kompjuteri, por ky aplikacion mund të aktivizohet vetëm për programet Windos 8+ dhe Mac OS 10.9+.

Kompania WhatsApp i shtoi aplikacionit edhe opsionin e thirrjeve. që prej qershorit të vitit 2016 gjithkush ka pasur mundësi që përmes aplikacionit të realizonte edhe biseda zanore.

tanimë WhatsApp-i mund t’ju lidhë vizualisht në kohë reale përmes opsionit më të ri, Video Call, i cili u aktivizua në fund të vitit që shkoi, konkretisht në nëntor të 2016-ës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.