Bagels

Living - - PERSONAZH -

Të gjithë ata që e kanë shijuar, e dinë se në Tiranë ka vetëm një vend ku mund të gjesh “bagels” që janë po aq të mira sa edhe ato që konsumohen çdo mëngjes në Nju Jork. Ky ambient, me një stil plotësisht amerikan, është kthyer në shtëpinë e “bagels”-ave më të mirë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan.

“BAGELS” janë një produkt brumi me maja, në formë unaze, të cilave, pasi piqen, mund t’u shtosh shije të ndryshme. Nëse nuk e keni provuar ende një të tillë në “New York-Tirana Bagels” keni humbur kënaqësinë e një produkti unik.

Përveç “bagels”-ave dhe sanduiçeve bagel, në këtë ambient të vogël, por shumë familjar, mund të zgjidhni sallata të freskëta, çokollata “brownies”, “muffins” të mëdhenj dhe një sërë ëmbëlsirash të tjera amerikane, duke përfshirë biskota me çokollatë dhe biskota me tërshërë e rrush të thatë. Madje, një sërë produktesh të reja prezantohen vazhdimisht për klientët. Të gjitha prodhimet janë 100 % natyrale, të përgatitura me dorë dhe vetëm nga përbërësit më të freskët në treg.

Evenimenti juaj i radhës do të jetë tejet origjinal, nëse do t’ia lini në dorë “NY-Tirana bagels” të kujdeset për të, nëpërmjet shërbimeve katering që ofron. Me suksesin e prodhimit të “bagels”-ave të freskët e të shijshëm, ëmbëlsirave, sallatave dhe pijeve freskuese, ky biznes përshtat një katering të shkëlqyer sipas shijes dhe buxhetit tuaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.