supë kremoze me kungull dhe gjethe mente

Living - - KUZHINË -

përbërëSit për 4-6 vetë:

• 8 kunguj • 10 gjethe mente ose sipas dëshirës • 4-5 racione djathë “bebe” • 1 gotë qumësht me yndyrë (250 ml) • 1 litër lëng perimesh të valuar • kripë, piper

përgatitja:

1. Kungujt e larë, i presim në copa të mëdha. i vëmë në një tenxhere me lëngun e perimeve të valuar dhe i lëmë në zjarr për 20 minuta afërsisht.

2. i grijmë kungujt bashkë me lëngun e tyre, shtojmë qumështin sa të bëhen si masë kremoze, shtojmë djathërat të prera në copa të vogla, gjethet e mentës dhe e rregullojmë për kripë e piper. i grijmë përsëri derisa të përftojmë një masë kremoze dhe e shërbejmë menjëherë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.