të kryeqytetit që alternon stilet në ambiente të ndryshme indoor-outdoor

NJË VILË ME AMBIENTE TË TILLA ËSHTË DIZAJNUAR DHE KOMPLETUAR ME MOBILIE TË KOMPANISË “ALMEX”, E CILA NDODHET NË RRUGËN E DURRËSIT.

Living - - SHTËPI -

Kjo vilë në periferi të kryeqytetit, është e përzgjedhura jonë për numrin e pranverës. Zona Living, me dalje në kopsht, lidhet edhe me oborrin e përparmë të shtëpisë. Pra, është një koncept që thyen kufijtë mes ambientit të brendshëm dhe atij të jashtëm.

Ambientet alternative të kësaj vile, si ato të brendshme, edhe ato të jashtme, janë më se të përshtatshme për të shijuar stinën e bukur të pranverës.

Kati i parë është zona më e rehatshme, ku familja kalon pjesën më të madhe të ditës. Në projektin fillestar qe parashikuar të ishte garazh, por të zotët e shtëpisë e panë më të arsyeshme që ta shndërronin në zonë dite, duke e kthyer nga një kat të zakonshëm, në një ambient të konceptuar për të përfshirë disa nënambiente alternative. Nga këto pamje, të gjithë e kuptojmë më së miri ndjesinë që të jep një zonë dite, e cila gjatë muajve të pranverës dhe verës bëhet njësh me ambientin e kopshtit dhe pishinën. Elementet që e mundësojnë këtë koncept, janë pa dyshim vetratat e larta me rrëshqitje, të cilat kur hapen, duket sikur i hapin rrugë kopshtit, bashkë me pranverën, që të hyjnë në shtëpi. Arredimi i zonës Living është një nga shembujt më të mirë të stilit modern bashkëkohor, ku në sfond mbizotërojnë ngjyrat neutrale dhe për të sjellë më shumë gjallëri e për të bërë më tepër kontrast, janë përdorur edhe ngjyrat e forta.

saPo hyn, të tërheq vëmendJen nJëri PreJ Këndeve të KësaJ zone, i Formuar me dy eLemente dizaJni të thJeshtë dhe eLeGantë: PoLtrona e GJeLBër dhe ndriÇuesi i toKës.

Logjika e lidhjes së ambienteve të brendshme dhe të jashtme, vlen edhe për SPA-në, një oazë qetësie që përfshin funksione të ndryshme, si: xhakuzi, banjë turke dhe sauna; një hapësirë paqendjellëse me detaje tropikale, brenda një vile në periferi të Tiranës. Ambiente të tilla krijohen gjithnjë me ndihmën e materialeve natyrore, si druri masiv apo guri.

ndriÇueSi është i përbërë nga dy materiale: metal i lyer në të bardhë, si dhe difuzori polikarbonat po me të njëjtën ngjyrë.

poltrona e gjelbër ka skelet metalik të kromuar dhe është e veshur me tapiceri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.