Fertilitzimi “Klasik” apo ICSI- intracytoplasmic sperm injection

(injektimi intracitoplasmik i spermatozoidit)

Living - - LIVING PROMOCION -

Për pacientët të cilët kanë dështuar edhe pas mjekimeve apo IUI, kryhet Fekondimi In-Vtro.

Ka dy mënyra të bashkimit të vezës me spermatozoidin: Fertilizimi “klasik” dhe ICSI. Në varësi të arsyes së infertilitetit bëhet edhe zgjedhja se cilën teknikë të përdoret. Në qendrën tonë te Spitali Hygeia ne i perdorim me sukses të dyja teknikat. Kjo na ka sjellë shumë sodisfaksion pasi kemi arritur rezultate mbresëlënëse me çifte të cilët kishin dështuar në qendra të tjera për vite me rradhë.

Fertilizimi “klasik” – në kushte të veçanta, veza dhe një sasi e caktuar spermatozoidesh lihen bashkë dhe pritet që veza ta zgjedhë vetë spermatozoidin e duhur. Kjo teknikë është praktikisht sikur ndodh bashkimi në rrugë natyrale.Kryhet më së shumti në pacientë ku arsyeja është bllokimi i Tubave të Fallopit te gruaja apo infertilitet i paspjeguar.

Intracytoplasmic sperm injection (ICSI) është një procedure e fertilizimit in-vitro në të cilën një spermatozoid injektohet menjëherë në brendësi të vezës. Kjo teknikë u zbulua rastësisht në fillim të vitve 1990. Kjo teknikë u përhap me shpejtësi në klinikat e gjithë botës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.