tofU me Perime

Living - - SHËNDET & MIRËQENIE -

përbërëSit: (për 2 perSona)

2 lugë çaji xhenxhefil të grirë 2 lugë pure domateje

1 lugë e vogël me mustardë mesatarisht pikante

2 lugë salcë soje

2 lugë vaj ulliri

1 thelb hudhër

200 g tofu

100 g oriz integral 2 degë selinoje (150 g) 1 spec i verdhë (150 g) 200 g karota

100 g bishtaja kripë deti integrale piper i bluar në çast

përgatitja:

Për marinimin: përziejmë 1 lugë vaj ulliri me xhenxhefilin e grirë, mustardën, sojën dhe purenë e domates. Presim tofunë në copa katrore 2x2 cm dhe e marinojmë për rreth 20-25 minuta. Ziejmë orizin integral. Presim hollë në shirita selinonë, specat, bishtajat dhe karotat e i ziejmë në ujë me kripë për 5 minuta. në një tigan të thellë ose “Wok”, hedhim pak vaj ulliri dhe më pas shtojmë tofunë e marinuar, duke e përzier për pak minuta, pastaj shtojmë perimet e tjera dhe orizin. vazhdojmë t’i përziejmë për 2 minuta, derisa të marrin shijen e njëra-tjetrës dhe e shërbejmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.