KtHeJeni UsHQimin nË nJË aleat tË çmUar PËr sHËndetin

Living - - SHËNDET & MIRËQENIE -

blini prodhime të stinës dhe mundësisht vendase. Prodhimet e stinës janë më të freskëta, me më pak pesticide dhe konservantë. Duke përdorur këto prodhime të freskëta, ju do të merrni më shumë nga vlerat e tyre ushqyese.

Përdorni erëza në kuzhinë. erëzat jo vetëm që i bëjnë pjatat më të shijshme, por i pasurojnë ato dhe zvogëlojnë sasinë e kripës. gjithashtu, kanë edhe veti terapeutike. konsumoni fruta të freskëta dhe perime të gjalla për të ruajtur vitalitetin. ngrohni mirë tiganin para se të hidhni vajin e ullirit. vaji i ullirit tashmë konsiderohet si mbreti i dietës mesdhetare dhe shumë i dobishëm! Sigurohuni të keni gjithmonë në tavolinë një vaj të cilësisë së mirë dhe mundësisht përdoreni të pagatuar. gatuajini perimet mundësisht në tiganët “Wok” (tigan i thellë në formë sferike), një kombinim i përsosur midis shijes, përdorimit minimal të yndyrës dhe një përgatitjeje në kohë rekord. mësohuni të zëvendësoni gradualisht orizin dhe makaronat e rafinuara me ato integrale: nuk do t’ju rritet insulina dhe nuk do të vini dhjamë në pjesën e barkut. Përdorni sa më pak grurë. Zgjidhni lloje të tjera drithërash integrale, të pasura me fibra, të cilat kanë më pak kalori dhe do t’ju ngopin më shpejt. konsumoni çdo ditë drithëra, fruta, perime dhe bishtaja dhe thojini lamtumirë mungesës së mineraleve dhe vitaminave. Përdorni mish pa dhjamë, si: mish lepuri, gjeli, qengji, fazani, viçi, pule pa lëkurë. lëreni mishin më parë të kullojë dhe priteni hollë, rriheni dhe thithini lagështirën. konsumoni sa më shumë peshk, mundësisht të egër: troftë, salmon, merluc, ton, peshk shpatë, harengë (jo të thata me kripë) etj.

“Blini me stomakun plot.”

lista e blerjeve: peshk perime fruta bishtajore fruta të thata: arra, bajame, lajthi etj. vaj ulliri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.