Receta pranverore nga CONAD

Living - - PRANVERË 2017 -

koha e përgatitjes - 20 minuta

Mund t’i zieni vezët një ditë më parë dhe t’i mbushni të nesërmen.

përbërësit:

5 vezë • 100 g djathë Chévre ose philadelphia ose diçka të ngjashme me të • kripë, piper • 1 karotë • 10 kokrra piper i zi

përgatitja:

1 në një tenxhere të vogël, ziejmë vezët për 10 minuta që nga momenti kur kanë marrë valë. i lëmë të ftohen aty dhe vetëm atëherë i qërojmë.

2 i presim me thikë një shtresë të hollë poshtë, që të qëndrojnë drejt dhe sipër një shtresë tjetër (kapelia).

3 në një tas të vogël, mbledhim të verdhat e vezëve dhe i shtypim me pirun, shtojmë djathin, kripë e piper sipas dëshirës. Mbushim të bardhat e vezëve me kremin me djathë (me qese pastiçerie ose me lugë shumë të vogël). Me karotën bëjmë hundën dhe këmbët e zogut, ndërsa me kokrrat e piperit krijojmë sytë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.